FJALORI I MJEKESISE
GERMA G
GANGRENË
Kalbëzim ose shkatërrim i indeve të një pjese të
organizmit, ngaqë nuk ushqehet me gjak; vendi i
kalbëzuar në një pjesë të trupit a në një organ.
Gangrenë e thatë (e njomë). Gangrenë në krah (në
mushkëri). Gangrenë me qelb. Iu bë gangrenë. Kaloi
në gangrenë.
GANGRENIZIM
Gangrenë
GANGRENIZOHET
Kalbëzohen ose shkatërrohen indet e një pjese të
organizmit a të një organi, ngaqë nuk ushqehen me gjak,
bëhet gangrenë; merr tiparet e një gangrene. Iu
gangrenizua këmba (krahu).
GANGRENOR
Që është bërë gangrenë, që është gangrenë; që ka natyrën
e gangrenës. Plagë gangrenore. Shfaqje gangrenore.
GASTRIT
Pezmatim i cipës së brendshme të stomakut. Gastrit
kronik.
GËLQERËZIM
Grumbullim i kripërave të gëlqeres në indet
organike.
GËLQERËZOHET
Grumbullohen kripërat e gëlqeres në indet
organike; merr pamjen, natyrën e vetitë e kockës, behet
si kockë.
GËLQERËZUAR
Që përmban kripëra të gëlqeres në indet organike.
GËRBULË
Sëmundje e rëndë ngjitëse, që shfaqet me
puçrra e me leskra në lëkurë, dhe që dalëngadalë
shkakton kalbjen e mishit, i cili bie copa-copa, lebër.
Sëmundja e gërbulës. Mjekimi i gërbulës.
GËRDEC
Sifiliz.
GËRHAÇ
Kolla e mirë.
GOTË
Kupat që i hidhen dikujt në shpinë kur ka marrë të ftohur;
ventuzat. Hedh gota.
GRAHMËZ
Sëmundje që të godet e të merr frymën menjëherë; pika.
I ra grahmëza.
GRIP
Sëmundje ngjitëse, që shkaktohet nga një virus, që
shfaqet me pezmatim të organeve të frymëmarrjes, me
ethe, me dobësi të përgjithshme trupore etj. dhe që
përhapet zakonisht si epidemi. Grip i fortë (i rëndë).
Gripi spanjoll. Vaksinë kundër gripit
GRYKË
1. Gjëndrat në trajtë të
bajames që ndodhen në të dy anët e fytit, rrëzë gjuhës;
bajamet; sëmundje që shfaqet me pezmatimin dhe
qelbëzimin e këtyre gjëndrave. I dhembin (e zunë)
grykët. Hoqi grykët.
2. Grykët e bardha (gryka e keqe, gryka e ligë), difteria.
GUBËZ
Breshkëz, stërkungull.
GUNGË
Breshkëz, skrofull.
GUR
Formim i ngurtësuar në disa organe të sëmura brenda në
trupin e njeriut ose të kafshëve (në veshka, në mëlçi, në
tëmth etj.). Gur me veshka (në mëlçi). Gurët e tëmthit.
Gurët e dhëmbëve. I hoqën (i nxorën) dy gurë.
GUSHË
1. Fryrje në pjesën e përparme të fytit, që
shkaktohet nga zmadhimi i gjëndrave tiroide; sëmundja
që shfaqet me një fryrje të tillë; strumë. Sëmundja e
gushës. Ai kishte gushën.
2. Gjëndra e gushës, gjëndra tiroide.
GUSHËDALË
Që i ka dalë gusha a struma, që vuan nga
sëmundja e gushës (për njerëzit).
Shume fjalori i mire me pelqen
I veshtire per tu perdorur, nuk ben dot as search. S’e kuptoj si funksionon. Ka mundesi te shkarkohet ky si fjalor?
ke të drejtë prandaj e kemi më të sistemuar këtu te portali mjekësia
nuk është për shkarkim por është me indeks edhe ka materiale më shumë