FJALORI I MJEKESISE – FJALOR MJEKESOR

FJALORI I MJEKESISE

GERMA A

ABORT
Dështim

ABORTAR
Ndarje e veçantë në shtëpinë e lindjes për
parandalimin dhe mjekimin e dështimeve;
dështimore.

AFTË
Fshikëz me lëng të bardhë a plagë e
vogël, që del në cipën e gojës ose në gjuhë nga
disa sëmundje.
AKUPUNKTURË
AKUPUNKTURË
Mënyrë mjekimi, që zbatohet duke shpuar me
gjilpëra të posaçme të sëmurin në pjesë të
ndryshme të trupit, shpim me gjilpërë.

AKUT
Që shfaqet dhe zhvillohet në mënyrë të
menjëhershme e të rëndë (për sëmundjet); i
acaruar.

ALERGJI
Sëmundje që shfaqet me rritjen ose me uljen e
theksuar të ndjeshmërisë së organizmit, kur hyjnë
në të lëndë të huaja.

AMBULATOR
Që bëhet nga ambulanca ose në kushtet e
ambulancës.

AMNEZI
Humbje e plotë e kujtesës ose dobësim i saj për
shkak sëmundjesh.

ANEMI
Dobësim i përgjithshëm i organizmit nga
pakësimi i rruazave të kuqe të gjakut; pagjakësi.

ANEMIK
Që vuan nga anemia; që është i dobët e
i zbehtë për shkak të pagjakësisë.

ANESTEZI
Humbje e plotë ose e pjesshme e ndjeshmërisë
së gjithë trupit a të një organi, që shkaktohet nga
sëmundje të sistemit nervor, pandjeshmëri e plotë
ose e pjesshme.

ANGJINË
Sëmundje e cipës së grykës, që shfaqet me
pezmatimin e saj dhe që zakonisht prek edhe
bajamet. Angjina e kraharorit (e gjoksit)
sëmundje që shfaqet me dhembje të forta në
anën e majtë të kraharorit, të shoqëruara me
zënien e frymës dhe me ndjenjën e ankthit.

ANTISEPTIK
Që shërben për pastrimin e plagëve dhe për
ndalimin e infektimit; që pengon infektimin nga
mikrobet e bakteret.

ANTITRUP
Kundërtrup

ANTITUBERKULAR
Që shërben për të luftuar tuberkulozin; që mjekon
tuberkulozin.

APENDICIT
Mahisje e zgjatimit të vogël të zorrës së verbër
dhe e vetë zorrës së verbër.

ARITMI
Shpejtimi ose ngadalësimi i rrahjeve të
zemrës, çrregullim i rrahjeve të zemrës.

ARITMIK
Që e ka ritmin të çrregulluar, që nuk
punon me ritmin e zakonshëm.

ARTERIOSKLEROZË
Sëmundje kronike që shfaqet me trashjen dhe
ngurtësimin e pjesës së brendshme të arterieve;
sklerozë e arterieve.

ARTIFICIAL
Frymëmarrje artificiale.

ARTRIT
Pezmatim i kyçeve, cermë.

ASFIKSI
Vështirësim ose ndalim i frymëmarrjes
nga mungesa e ajrit me oksigjen.

ASISTENT
Mjek asistent.

ASTMË
Sëmundje që shfaqet me zënien e frymës herë
pas here, për shkak të çrregullimeve të bronkeve,
të zemrës ose për shkaqe të tjera; shpirrë,
gulçim.

ASHKTH
Sëmundje e fëmijëve, që u shfaqet me një kokërr
në qiellzë.

ATROFI
Dobësim, rrëgjim dhe mpirje e organeve a e
indeve të veçanta të organizmit për shkak se u
mungon ushqimi ose për shkak se qëndrojnë pa
vepruar për një kohë të gjatë.

ATROFIZIM
Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve
Atrofizoj

ATROFIZOHEM
Dobësohet, rrëgjohet
dhe mpihet për shkak të mungesës së ushqimit
ose për shkak se qëndron pa vepruar për një
kohë të gjatë (për një organ a për një ind të
organizmit).

ATROFIZOJ
Dobëson, rrëgjon dhe
mpin një organ ose një ind të organizmit.

AUTOPSI
Hapja e një kufome dhe shqyrtimi i saj për të
gjetur shkakun e vdekjes (e ngordhjes) ose për
qëllime studimi.

AZOTEMI
Sëmundje që shkaktohet nga sasia e madhe e
azotit në gjak, prani e tepërt në gjak e përbërjeve
të azotit.

FJALORI I MJEKESISE

Comments
All comments.
Comments

  1. Nalije Vehapi

    Shume fjalori i mire me pelqen

  2. ami

    I veshtire per tu perdorur, nuk ben dot as search. S’e kuptoj si funksionon. Ka mundesi te shkarkohet ky si fjalor?

    1. Hono Lulu

      ke të drejtë prandaj e kemi më të sistemuar këtu te portali mjekësia
      nuk është për shkarkim por është me indeks edhe ka materiale më shumë