Fjalori i Historise – Fjalor Historik

Fjalor Historik

bahetar
BAHETAR
Hobetar.

 

BAJRAK Flamur.

 

Njësi ushtarake e më vonë administrative, që u krijua në ndarjen tokësore të disa krahinave të Shqipërisë ku kishte mbeturina të organizimit fisnor patriarkal dhe që i zuri vendin këtij organizimi. Ndarja në bajraqe. Krerët (përfaqësuesit) e bajraqeve.

BAJRAKTAR

Flamurtar

Kreu i bajrakut, që përfaqësonte interesat e shtresës më të pasur e të privilegjuar dhe që drejtonte bajrakun në bazë të kanuneve patriarkale. Kullat e bajraktarit. Sillej si bajraktar.

BAJRAKTARIZËM

Formë e prapambetur patriarkale e organizimit ushtarak e tokësor, që mbështetej në ndarjen sipas bajraqeve; sundimi i bajraktarit. Mbeturina të bajraktarizmit. Përmbysja e bajraktarizmit.

BALESTËR

Arbaletë.

BARBAR

Emër me të cilin grekët dhe romakët e vjetër quanin me përbuzje të huajt, që nuk flisnin gjuhën e tyre dhe që i mbanin si të pazhvilluar.

BARBARI

Periudha e dytë e zhvillimit të shoqërisë primitive pas egërsisë, shkalla para qytetërimit në zhvillimin historik të shoqërisë njerëzore. Periudha e barbarisë.

BARON

Titull i pronarëve feudalë etj. në Evropën Perëndimore, i cili zinte vendin e pestë në hierarkitë e aristokracisë dhe ishte një shkallë më poshtë se ai i kontit; ai që mbante këtë titull.

BARONESHË

E shoqja ose e bija e baronit.

BASHIBOZUK

1. Ushtar i trupave ndihmëse të parregullta në Perandorinë Osmane. Ushtria e bashibozukëve.

2. Pjesëtar i trupave të çrregullta, të paorganizuara e të padisiplinuara, që vrasin e plaçkitin popullsinë; ushtar i çrregullt dhe i padisiplinuar.

BASHKARI

Bashkësi

BASHKËSI

Formë e organizimit të shoqërisë në rendin e komunës primitive, kur njerëzit i zotëronin së bashku mjetet e prodhimit dhe vetëqeveriseshin; formë e tillë që u ruajt pjesërisht edhe më vonë në shoqërinë me klasa; komunë. Bashkësia primitive. Bashkësi fisnore. Bashkësitë fshatare. Anëtarët e bashkësisë. Prona e bashkësisë. Shthurja e bashkësisë.

BASHTINAR

Pronar i një bashtine në sistemin e timareve.

BASHTINË

Copë toke e trashëgueshme, që e zotëronte një familje fshatare në sistemin e timareve dhe që e punonte si arë.

BAXHAXHI

Ai që mblidhte taksën bashkiake për shitjen e bagëtive e të sendeve të tjera në treg në kohën e sundimit osman

BAXHË

Taksë bashkiake që paguhej në kohën e sundimit osman dhe në vitet para Çlirimit për shitjen e bagëtive e të sendeve të tjera në treg. Paguanin baxhën. Merrej baxhë.

BAZHDAR

Nëpunës që peshonte mallrat në treg dhe që merrte një taksë të caktuar për to. Taksa e bazhdarit. Kandar bazhdari.

BAZHDARI

1. Taksa që merrte bazhdari kur peshonte mallrat në treg. E drejta e bazhdarisë.

2. Vendi ku rrinte bazhdari për të peshuar dhe për të marrë taksën; puna e bazhdarit. I peshonin në bazhdari.

BEDEL

1. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese. Bedel në ushtri. Dërgoi (vuri, pagoi) bedel. Shkoi (hyri) bedel. La bedel. Punoi bedel.

2. Taksë që paguhej në kohën e pushtimit turk nga meshkujt myslimanë për të zëvendësuar shërbimin ushtarak, asqerie; pagesë që jepej në vend të punës së detyrueshme. Bedeli i rrugës. Të hollat e bedelit. Paguanin bedelin.

BEJ

1. Pronar tokash në sistemin ekonomik feudal në Shqipëri para Çlirimit, pjesëtar i klasës çifligare sunduese. Beu i fshatit. Tokat (kullat) e beut. Shpronësimi i bejlerëve. Lufta kundër bejlerëve.

2. Titull i vjetër turk për qeveritarin e një krahine dhe më pas titull fisnikërie më i ulët se i pashait.

3. Përdorej në Shqipëri para Çlirimit, zakonisht pas emrit të një njeriu, në shenjë nderimi, me kuptimin «zoti».

BEJLERESHË

E shoqja ose e bija e beut.

BEJLLËK

1. Të qenët bej; vendi që zinte beu dhe titulli i tij.

2. Tërësia e bejlerëve, bejlerët.

3. Taksë në natyrë ose në të holla, të cilën ia paguanin fshatarët derebeut, që t’u siguronte një farë mbrojtjeje. Jepnin bejllëk.

BELEDIE

Bashki (në kohën e sundimit osman në Shqipëri).

BERSALIER

Ushtar i trupave speciale të këmbësorisë italiane, të përgatitura për veprime të shpejta, që erdhën edhe në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore si trupa pushtuese. Pendë bersalierësh një tufë pendë gjeli që këta ushtarë e mbanin në kapelë.

BIMBASH

Oficer epror në ushtrinë e Perandorisë Osmane, i cili kishte fije gradë që i përgjigjet asaj të majorit.

BIZANTIN

Shtetas i Perandorisë mesjetare të Bizantit.

BOMBARDË

Armë lufte që përdorej në mesjetë për të hedhur gjyle guri ose predha metali; një lloj topi që përdorej në mesjetë. Predhë bombarde. Rrahu kështjellën me bombarda.

BORGJEZOHEM

Kthehet në klasë ose në shtresë borgjeze, bëhet borgjez.

BRESHANË

Pushkë me strall, me tytë të gjatë e me qoshe, që mbushej nga gryka.

BRESHKORE

Mburojë e madhe në trajtën e kurrizit të breshkës, që përdorej në luftime.

BRICORE

Armë brezi me strall.

BRIGADË

1. Njësi ushtarake e organizuar, që përbëhet nga disa regjimente ose nënreparte (batalione, grupe, kompani); njësi e flotës detare ushtarake, që përbëhet nga disa anije lufte të një lloji. Brigadë këmbësorie (artilerie). Brigadë tankiste (xheniere).

2. Njësi e Ushtrisë Nacionalçlirimtare që përbëhej zakonisht nga katër batalione. Brigada e Parë Sulmuese. Brigadat partizane. Komandanti (komisari) i brigadës. Flamuri (himni) i brigadës.

BRIZAN

Ai që i binte bririt gjatë luftimeve (në mesjetë).

BRONZ

Koha (periudha, epoka) e bronzit, periudha historike midis mijëvjeçarit V e atij II para erës së re, kur u zbulua e u përdor bronzi.

BUJAR

Pronar i madh tokash, përfaqësues i shtresës më të lartë e të privilegjuar të klasës shfrytëzuese në shoqërinë feudale; fisnik.

BUJAR

Që ka të bëjë me shtresën e bujarëve, që lidhet me aristokracinë feudale, i bujarëve. Familje bujare.

BUJARI

htresa më e lartë dhe e privilegjuar e klasës shfrytëzuese, shtresa e aristokracisë në shoqërinë feudale; tërësia e bujarëve, bujarët, fisnikëria; parësia, shtresa më e lartë në një fis. Bujaria feudale. Bujaria e lartë. Bujaria e fisit. Shtresa e bujarisë.

BUJK

Ai që merrte tokë me qira nga pronari, e punonte dhe mbante për vete vetëm një pjesë të vogël të prodhimeve; çifçi.

BUJKROB

Fshatar në sistemin feudal, që ishte rob i feudalit a i çifligarit e shfrytëzohej prej tij, që nuk kishte asnjë të drejtë mbi tokën, mbi mjetet e punës, mbi prodhimet e asnjë të drejtë qytetare dhe që mund të shitej e të blihej si skllav së bashku me tokën; skllav i tokës. Puna e bujkrobërve.

BUJKROBËRI

Formë shfrytëzimi e varësie e bujkrobërve nga feudali a nga çifligari në rendin feudal; sistem shoqëror, që mbështetej në varësinë e bujkrobërve nga feudalët a nga çifligarët. Sistemi i bujkrobërisë. Zhdukja (heqja) e bujkrobërisë.

BUJKROBËROHEM

Bëhem bujkrob, kthehem në bujkrob.

BUJKROBËROJ

E bëj bujkrob, e kthej në bujkrob; e trajtoj si bujkrob.

BYLYK

Njësi ushtarake në Perandorinë Osmane, që përbëhej nga njëqind deri dyqind e pesëdhjetë ushtarë me pagesë.

BYLYKBASH

Komandant bylyku; oficer i ushtrisë osmane, i cili mbante rregullin publik.

Fjalor Historik

3 thoughts on “Fjalori i Historise – Fjalor Historik”

      1. Si emër,
        historiku është përmbledhja e ngjarjeve dhe
        i të dhënave që lidhen me zhvillimin e diçkaje.

        Si mbiemër:
        1. historik është diçka që i takon historisë,
        2. është diçka që është e vërtetë,
        3. është diçka e rëndësishtme që ja vlen të mbahet mend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *