FJALOR EKONOMIK SHQIP – INDEKSI

FJALOR EKONOMIK

GERMA L

LETËR
Letra me vlerë kambiale, obligacione etj., që kanë një vlerë të caktuar në para.

LIBËR
Libri i të ardhurave.

GERMA LL

LLOGARI
1. Veprime të ndryshme ekonomike e financiare, që bëhen për të njohur vlerat,
për të ditur të ardhurat e shpenzimet në një degë të ekonomisë, në një
ndërmarrje ose në gjithë ekonominë e vendit; dokument që pasqyron gjendjen
pas këtyre veprimeve; zyra e nëpunësit që merret me këtë detyrë. Llogari
vjetore (mujore). Libri i llogarisë. Dëftesë llogarie. Zyra e llogarisë. Përmbledhësja e llogarisë.
2. Veprime me numra, që bëhen për të nxjerrë sa kushton diçka ose sa kemi
për të marrë a sa kemi për të dhënë, për të gjetur sasinë e diçkaje etj.; llogaritje.
Llogari e përpiktë. E bëri llogari e llogariti. Me bëj llogarinë! E bën mirë llogarinë.
3. Mjete financiare, të ruajtura ose të vëna në bankë, të cilat përdoren për
qëllime të ndryshme. Llogari aktive (pasive). Llogari shlyese. Llogari rrjedhëse.

Comments
All comments.
Comments