FJALOR EKONOMIK SHQIP – INDEKSI

FJALOR EKONOMIK

GERMA U

URDHËRDERDHJE

Dokument ku shënohen të hollat që derdhen në bankë, në arkë ose për një
llogari. Plotësoi (mbushi) urdhërderdhjen. Dërgoi urdhërderdhjen.

URDHËRDORËZIM
Dokument që dëshmon dorëzimin e një malli të një materiali etj. Mori (nisi)
urdhërdorëzimin. Nënshkroi urdhërdorëzimin.

URDHËRNGARKIM
Dokument që lëshohet për të shoqëruar një mall, i cili duhet të bartet dhe t’i
jepet dikujt; në dorëzim. Mbushi (nënshkroi) urdhërngarkimin.

URDHËRPAGESË
Dokument zyrtar, që i dërgohet arkës ose bankës nga një ndërmarrje a
institucion për t’i paguar dikujt një shumë të hollash.

URDHËRSHËRBIM
Fletë e posaçme me të cilën pajiset një punonjës i një institucioni a ndërmarrjeje kur shkon me shërbim zyrtar jashtë rrethit ose qytetit ku punon

URDHËRXHIRIM
Dokument që lëshohet për të shlyer një llogari nëpërmjet bankës pa të holla në dorë. Nisi urdhërxhirimin.

USHTRIM
Tërësia e veprimeve që kryhen për të zbatuar buxhetin shtetëror gjatë
një periudhe të caktuar. Ushtrimi financiar. Ushtrimi vjetor. Mbyllja e ushtrimit.

Comments
All comments.
Comments