FJALOR EKONOMIK SHQIP – INDEKSI

FJALOR EKONOMIK

GERMA C

CAKË
Pjesë e caktuar e një pagese, kuotë. Caka e kamatës. Derdhnin cakat.

GERMA Ç

ÇEK
Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar, me të cilën dikush ka të
drejtën të tërheqë nga banka ose nga arka një shumë të caktuar prej llogarisë
së ndërmarrjes, të institucionit ose të personit që e ka lëshuar ketë dokument
në emër të tij. Çek bankar. Çek postar. Çek i bardhë çek i paplotësuar. Çek i
kufizuar. Çek llogarie. Çek udhëtimi. Titullari i çekut. Librezë (bllok) çeqesh.
Lëshoj (pres) një çek. Nënshkruaj çekun.

ÇEL
I jap mundësi dikujt të tërheqë të holla; filloj veprimet me të holla. I çel
kredi. Çel një librezë kursimi. Çel një llogari.

ÇELUR
Që i vijon veprimet me të holla, që nuk është mbyllur a ndërprerë, i
hapur. Llogari e çelur. Kredi e çelur.

ÇLIROHEM
Mbetet i lire për t’u përdorur për diçka tjetër. Mjetet financiare
që çlirohen.

ÇLIRUAR
Që ka mbetur i lirë për t’u përdorur për diçka tjetër. Mjetet e çliruara.

FJALOR EKONOMIK

Comments
All comments.
Comments