FJALOR EKONOMIK SHQIP – INDEKSI

FJALOR EKONOMIK

GERMA B

BANKAR

Që ka të bëjë me bankën, i bankës; që lidhet me veprimet e bankës. Agjenci
bankare. Veprime bankare. Sistem (rregull, shërbim) bankar. Hua (llogari)
bankare. Detyrim (kredit, interes) bankar. Kapitali bankar. Çek bankar.

BANKËNOTË
Letër me vlerë, me prerje të caktuar, që e vë në qarkullim si para një bankë.
Zhvleftësimi i bankënotave. Nxori bankënota.

BARAZUAR
Që del me shpenzime e të ardhura (me debi e kredi) të barabarta; i
mbyllur, i shuar. Llogari e barazuar. Buxhet i barazuar.

BARTJE
Mbartje. Bartje llogarie

BËJ
Bën xhiro. shet mallin a qarkullon paratë.

BILANC
Përfundim që del nga krahasimi i të ardhurave me shpenzimet, kur
mbyllim një llogari; pasqyra përmbledhëse me këtë përfundim. Bilanci vjetor
(mujor). Bilanc përmbledhës. Bilanc aktiv bilanc, në të cilin të ardhurat janë më
të mëdha se shpenzimet. Bilanc pasiv bilanc në të cilin shpenzimet janë më të
mëdha se të ardhurat. Bilanci i pagesave. Bilanci i fuqisë punëtore. Bilanci i
ndërmarrjes. Pasqyra e bilancit. Hartimi i bilancit. Bëj (nxjerr, mbyll, paraqit).
bilancin.

BILETË
Kartëmonedhë, bankënotë. Biletë banke (bankare).

BORDERO
1. Listë që përmban emrat e punonjësve të një ndërmarrjeje a të një institucioni,
pagën e secilit dhe vendin për nënshkrimet; listë pagese. Borderoja e rrogave.
Nënshkruaj borderonë.
2. Listë, ku janë shënuar llogaritë ose emrat e sendeve që merren në dorëzim;
inventar. Borderoja e dorëzimit.

BRUTO
Që është së bashku me shpenzimet e bëra (për fitimin e të ardhurat);
kund. neto. Të ardhura bruto.

BUJQËSOR
Bankë bujqësore institucion financiar shtetëror i cili kryen të gjitha veprimet bankare
që kanë të bëjnë me ndërmarrjet bujqësore.

BUXHET
Plan financiar kryesor i një shteti, shuma e parashikuar e të ardhurave
dhe e shpenzimeve të një shteti sipas degëve të ndryshme dhe për një kohë të
caktuar; pasqyrë që jep këtë parashikim. Buxheti vjetor. Buxheti shtetëror (i
shtetit). Buxheti kombëtar. Buxheti për zhvillimin e ekonomisë. Buxheti për
arsimin e kulturën. Pasqyra e buxhetit. Miratohet (shpallet) buxheti.

BUXHETOR
1. Që ka të bëjë me buxhetin, që lidhet me buxhetin; që i përket buxhetit, i
buxhetit. Politika buxhetore. Viti buxhetor. Fonde (shpenzime) buxhetore.
Pasqyra buxhetore.
2. Që e kryen veprimtarinë e vet në bazë të një fondi vjetor të caktuar nga
shteti. Institucion buxhetor.

FJALOR EKONOMIK

Comments
All comments.
Comments