GERMA P
PAKETË
Sasi e caktuar aksionesh, që i japin të drejtë zotëruesit të marrë pjesë në
fitimet dhe në veprimtarinë e sipërmarrjes. Paketa e aksioneve. Paketa
kontrolluese.
PAMBULUAR
I pashlyer (për një shpenzim a detyrim). Shpenzime të pambuluara.
PARAPARA
Shpenzimet e parashikuara në buxhet
PARTI
Parti dyfishe mënyrë regjistrimi, sipas së cilës çdo shumë që shënohet në
dobi të një llogarie ose të disa llogarive, shënohet njëkohësisht edhe në kredi të
një llogarie tjetër ose të disa llogarive të tjera.
PASIV
Që ka më shumë shpenzime se të ardhura; që ka të bëjë me pasivin e bilancit.
PREVENTIV
Shuma e nevojshme që parashikohet të shpenzohet për kryerjen e një punimi;
dokumenti ku është përllogaritur e përcaktuar kjo shumë. Preventivi i një
ndërtese (i një objekti). Sipas preventivit. Hartuan (bënë) preventivin.
Bukur