GERMA A
AKSION
Letër me vlerë, që përfaqëson një nga pjesët, në të cilat është ndarë kapitali i
një shoqërie ose i një sipërmarrjeje kapitaliste dhe që i jep të drejtë zotëruesit të
saj të marrë pjesë në veprimtarinë dhe në fitimet e sipërmarrjes. Aksionet e
naftës. Kursi i aksioneve. Bursa e aksioneve. Paketa e aksioneve. Tufë
aksionesh. Blen (shet) aksione. Bien (ulen, ngrihen) aksionet.
AKSIONAR
Që është themeluar me aksione, i ngritur mbi bazën e aksioneve; që ka të bëjë
me aksionet. Shoqëri (ndërmarrje) aksionare. Kapitali aksionar.
AKTIV
Që ka më shumë të ardhura se shpenzime, që del me të ardhura më të mëdha
se shpenzimet; që ka të bëjë me aktivin e bilancit. Llogari aktive. Bilanc aktiv
bilanc ku të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet.
Bilanc aktiv, gjendje kur janë arritur shumë suksese në punë
AKUMULIM
Mjete financiare të grumbulluara pjesë-pjesë; ajo që është
mbledhur pak nga pak. Akumulimet shtetërore. Përdor (rrit) akumulimet.
Akumulimi fillestar i kapitalit proces historik, gjatë të cilit prodhuesve të
vegjël, sidomos fshatarëve, iu morën me forcë mjetet e prodhimit dhe u krijua
prona e madhe kapitaliste.
AKUMULOJ
Grumbulloj pjesë-pjesë mjete financiare për zhvillimin ose zgjerimin e
mëvonshëm të prodhimit. Akumuloj mjete financiare. Akumuloj fonde.
ARDHUR
Para ose vlera materiale, që marrin organet e institucionet
shtetërore, ndërmarrjet, kooperativat, organizatat shoqërore etj. nga veprimtaria
ekonomike, nga anëtarët e tyre etj.; para ose vlera materiale, që marrin njerëzit
e veçantë nga puna e tyre ose nga burime të tjera. Të ardhurat vjetore. Të
ardhurat reale (mesatare). Të ardhurat kombëtare. Të ardhurat e fshatarësisë
(e kooperativës). Të ardhurat e familjes. Të ardhura në të holla (në natyrë).
Të ardhura nga toka. Burim të ardhurash. Ndarja (shpërndarja) e të
ardhurave. Merr të ardhura.
ARKË
1.Fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një ndërmarrje, kooperativë,
institucion etj. Arka e shtetit. Libri i arkës. Gjendje arke. Mbaj arkën. Mbyll
arkën llogarit hyrjet e daljet në të holla për të parë gjendjen e fondeve.
2.Institucion shtetëror, ku depozitohen të holla të kursyera nga punonjësit,
të cilat këta mund t’i tërheqin kur të duan. Arka e kursimit. Arka e kursimeve
dhe e sigurimeve shtetërore. Degë (agjenci) e arkës. Derdh të holla në arkën
e kursimit.
ARKËTIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes arkëtoj.
ARKËTOJ
Marr të holla e i derdh në arkë, fut të holla në fondin e arkës. Arkëtoj të hollat.
ARKËTUES
Që kryen veprime arkëtimi, që ka për detyrë të arkëtojë të hollat. Zyrë
arkëtuese. Nëpunësi arkëtues.
ARRITUR
Që ka mbushur afatin e caktuar, që i përket një periudhe të
përfunduar. Interesat e arritura. Kamata e arritur.
AVANCË
Pagë ose diçka tjetër, që merret para kohës së caktuar; paradhënie.
I jap avancë. Marr avancë. Kthej avancën.
FJALOR EKONOMIK
Bukur