FJALOR EKONOMIK SHQIP – INDEKSI

GERMA XH

XHIRO
Sasia e mallrave që shet një njeri ose ndërmarrje tregtare brenda një
kohe të caktuar, e shprehur në të holla; qarkullim. Xhiro ditore (mujore). Xhiro
e përgjithshme. Xhiro e mallrave. Xhiro e të hollave. Plani i xhiros.
Vëllimi i xhiros. Tatim mbi xhiron. Bën xhiro.

XHIROJ
Bëj veprimet me dokumente për t’i kaluar shumat e të hollave nëpërmjet
bankës ndërmjet ndërmarrjeve të ndryshme; qarkulloj. Xhiroj një çek.

XHIRUES
Ai që nënshkruan për t’i kaluar shumat e të hollave nëpërmjet bankës një
ndërmarrjeje tjetër, ai që nënshkruan çekun a urdhërxhirimin.

Comments
All comments.
Comments