FJALOR EKONOMIK
GERMA D
DALJE
Sasia e të hollave që nxirren nga arka për një punë ose kur bëhen llogaritjet;
Daljet e arkës. E bëj dalje diçka, bëj veprimet për të nxjerrë një mall nga magazina.
DEBI
Shuma e të hollave që i detyrohemi dikujt; faqja e majtë e librit të llogarisë ku
regjistrohet shuma e të hollave që duhet t’i jepet dikujt
DEBITOR
Shteti, institucioni, ndërmarrja ose ai që i ka borxh dikujt, ai që i detyrohet
diçka (para, sende etj.) dikuj
DEFICIT
Të holla që mungojnë në krahasim me vlerën e mallrave të shitura; mall që
mungon në krahasim me sasinë që duhet
DEPOZITË
Shumë të hollash, letrash me vlerë etj., që lihet për t’u ruajtur në një
institucion financiar (në një bankë, në një arkë kursimi); shumë të hollash që
lihet diku si garanci. Depozitë bankare. Depozitë rezervë. Depozitë ari.
Depozitë parash (të hollash). Depozitë kursimi.
DEPOZITOJ
Vë në bankë a në arkën e kursimit një sasi të hollash, letrash me vlerë
etj. për t’i ruajtur e për t’i përdorur sa herë që të kem nevojë. Depozitoi para në
bankë (në arkën e kursimit). Kishte depozituar ar.
DEPOZITUES
Ai që vë në bankë a në arkën e kursimit një sasi të hollash, letrash me
vlerë etj. për t’i ruajtur e për t’i përdorur më vonë. Depozituesi i të hollave (i
parave). Rritet numri i depozituesve pranë arkave të kursimit.
DERDH
Jap një shumë të hollash në bankë, në arkën e kursimit etj. në emrin tim a
të dikujt tjetër, paguaj. Derdh një shumë në bankë (në arkën e kursimit).
DERDHËS
Ai që derdh para në bankë, në arkën e kursimit etj. Nënshkrimi i derdhësit.
DEVIZË
Monedhë e huaj që shërben si mjet pagese në marrëdhëniet tregtare me
shtetet e tjera dhe që mund të shkëmbehet me monedha të tjera. Devizë e fortë
(e lirë). Bilanci i devizës. Kursen devizën. Ktheu në devizë. I dhanë devizë.
DIETË
Shumë e caktuar parash që i jepet një punonjësi për shpenzimet e ditës (për të
ngrënë e për të fjetur), kur shkon me shërbim larg qendrës së tij të punës
(zakonisht jashtë rrethit). Mori dietat. Shkon pa (me) dietë.
DIFERENCË
Diferencat e arkës, deficitet dhe suficitet.
Bukur