FJALOR EKONOMIK SHQIP – INDEKSI

GERMA T

TARIFË

TARIFË
1. Çmim i caktuar nga shteti për sende të konsumit, për shërbimet e ndryshme
publike etj.; pagesë që i bëhet shtetit për përdorimin ose për shfrytëzimin e
diçkaje; tabelë për çmimet ose për pagesat e tilla. Tarifë doganore taksë c
caktuar për mallrat që sillen nga jashtë ose që nxirren jashtë shtetit. Tarifat
postare. Tarifat e energjisë elektrike (e ujit, e transportit). Vendosi tarifa të
reja. U ngritën (u ulën) tarifat.
2. Pagë që i jepet një punonjësi në përputhje me kategorinë, me kualifikimin, me
vështirësitë në punë etj.; tabelë që përmban këto paga. Sistemi i tarifave.
Rrjet tarifash. Paguhet (shpërblehet) me tarifën e kategorisë së katërt.

TARIFOR
1. Që lidhet me tarifën e sendeve të konsumit, të shërbimeve të ndryshme
publike etj.; i tarifës. Vlera (pengesa) tarifore.
2. Që ka të bëjë me tarifën, e cila i paguhet dikujt; i tarifës së dikujt. Sistemi
(rrjeti) tarifor. Udhëzues tarifor.

TEPRICË
Ndryshimi ndërmjet shumave të regjistruara në debi dhe shumave
të regjistruara në kredi të një llogarie; ndryshimi ndërmjet të ardhurave dhe
shpenzimeve, pjesë që mbetet kur heqim shpenzimet prej të ardhurave. Teprica
e një llogarie. Derdhja e tepricave. Regjistroi tepricat.

TREG
Sfera, në të cilën qarkullojnë vlerat monetare. Tregu financiar (monetar, valutor).

Comments
All comments.
Comments