FJALOR LATINISHT SHQIP – index

FJALOR LATINISHT SHQIP

– M –

magnum opus : vepër e madhe. ndryshe opus magnum.

manu militari : me dhunë ushtarake, me dhunë armësh

mare nostrum : deti ynë, për Romakët apo Mesdetarët

mea culpa : faji im

mens sana in corpore sano : mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë

modus operandi : mënyra e funksionimit

modus vivendi : mënyra e jetesës; përdoret për një zgjidhje me kompromis midis njerëzve, partive politike apo grupeve me mendime të kundërta.

multum in parvo : përdoret për tekste apo libra që edhe pse të vegjël, ofrojnë shumë gjera me interes

mutatis mutandis : fjalë për fjalë, të ndryshohen ato gjëra që duhet të ndryshohen;

mutato nomine : (komplet fraza është mutato nomine de te fabula narratur) me ndryshimin e emrit historia të përshtatet ty.

 

FJALOR LATINISHT SHQIP

Comments
All comments.
Comments