FJALOR LATINISHT SHQIP
– T –
tabula rasa : letër e pashkuajtur, tabelë bosh; në filozofi mendja dhe shpirti që janë bosh, tabelë bosh në të cilën regjistrohet eksperienca; si rrjedhim kjo shprehje përdoret për të treguar injorancën torale të dikujt për një çështje specifike.
taedium vitae : neveria e jetës
terminus ante quem : kufi kohor, para të cilit ka ndodhut diçka
terminus post quem : kufi kohor, pas të cilit ka ndodhur diçka
terra incognita : e panjohur, zonë e pa eksploruar; injorancë në një sektor dijesh apo eksperienë
testimonium : dëshmim, deponim
testis unus, testis nullus : një dëshmitar, asnjë dëshmitar; dëshmia nga një person nuk mjafton për zbardhjen e të vërtetës
timeo Danaos et dona ferentes : kam frikë nga Danaot dhe nga dhuratat që sjell; frazë nga Virgjili me të cilën Laokoni nuk donte që Trojanët të pranonin Kalin si dhuratë; shprehje për të treguar se dikush duhet të jetë i rezervuar ndaj një armiku sado bujar qoftë
timeo hominem unius libri : kam frikë nga njeriu i një libri; njeriu që bazohet vetëm në një libër dhe e njeh mirë është kundërshtar i rrezikshëm në një diskutim; kjo frazë përdoret edhe për të shprehur frikën për dikë që qëndron i fiksuar në mënyrë dogmatike në pikëpamjet e një libri dhe nuk njeh apo nuk pranon mendime dhe opinione të tjera.
totidem verbis : me kaq shumë fjalë
toto caelo : (fjalë për fjalë nga gjithë qielli), krejt, komplet