FJALOR LATINISHT SHQIP – index

FJALOR LATINISHT SHQIP

– Q –

kërko të vërtetën
quaere verum
: kërko të vërtetën

qualis pater talis filius : siç është i ati është dhe i biri; karakteri dhe parimet e të atit ndikojnë dhe fëmijët e tij

qualis rex, talis grex : siç është mbreti është dhe turma; sjellja e udhëheqësit ndikon dhe popullin

qui desiderat pacem praeparet bellum : kush dëshiron paqe përgatitet për luftë (si vis pacem, para bellum.)

qui nescit dissimulare, nescit regnare : kush nuk di të shtiret, nuk di të mbretërojë; hipokrizia është e domosdoshme për qeveritarët

quid pro quo : kjo në vend të kësaj, për diçka që jepet si shkëmbim; psh nuk do ta dorëzoj pozicionin tim pa një quid pro quo

quieta non movere : ato që janë të qeta mos i trazo; thuhet për çështje politike dhe fetare

quo vadis : ku po shkon

quod cibus est aliis, aliis est venenum : çfarë është ushqim për disa për të tjerë është helm

quod erat demonstrandum : (QED) frazë për arsyetime matematikore që do të thote se diçka është vërtetuar

quod vide : (q.v.) shiko citimin

quot capita, tot sensus : sa kokë aq dhe opinione

quot homines, tot sententiae : sa kokë aq dhe opinione
quot linguas calles, tot homines vales : sa gjuhë flet aq vlere (në njerëz) ke [dmth nëse flet dy gjuhë ti vlen sa dy njerëz.]

Comments
All comments.
Comments