Fjalori i Gjeografise – Fjalor Gjeografik

 Fjalor Gjeografik

I – M
ISTËM
ISTËM

Rrip i ngushtë dheu midis dy detesh, midis dy liqenesh etj., që bashkon një tokë me një tjetër. Lidhen me istëm (dy kontinente ose dy vende). Kalon përmes istmit.

JUG

Pika e horizontit që është përkundrejt veriut; drejtimi në të kundërt të veriut, ana që është në të djathtë kur kthehemi me fytyrë nga lind dielli. Në jug të qytetit (të fshatit).Me dritare nga jugu. Fryn (vjen) nga jugu. Sheh nga jugu.

Poli i Jugut pika më jugore e rruzullit tokësor.Rrethi Polar i Jugut. Amerika e Jugut. Në jug të vendit.

JUGOR

Që gjendet në jug të diçkaje; që është i viseve të cilat ndodhen në jug; i jugut. Pjesa (ana) jugore. Skaji jugor. Poli Jugor. Gjysmërruzulli Jugor. Tropiku Jugor. Gjerësia gjeografike jugore. largësia e një vendi nga Ekuatori në drejtim të Polit të Jugut. Pika më jugore.

 Fjalor Gjeografik

Comments
All comments.
Comments