Fjalor Gjeografik
Ciklon tropikal me fuqi shkatërruese të madhe, që fryn kryesisht në muajt gusht-shtator në Oqeanin Indian dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit të Qetë; tufan i fuqishëm që fryn gjatë gjithë bregdetit të Azisë Juglindore. Tajfun i tmerrshëm. Zhvendosja e tajfunit. Shpërtheu (fryu) një tajfun.
TAJGË
Brez pyjesh të dendur me drunj halorë, që shtrihet në veri të Amerikës, të Evropës dhe të Azisë, poshtë zonës së tundrës.
TROPIK
Secili nga të dy brezat e vegjël të rruzullit, që janë paralel me ekuatorin dhe që ndodhen në një largësi prej 23° 27′ në veri e në jug të tij; zona e rruzulli tokësor që shtrihet ndërmjet këtyre dy brezave. Tropiku i Gaforres (i Veriut). Tropiku i Sqapit (i Jugut). Zona e tropikut. Dielli i tropikut.
TUNDËR
Tokë e gjerë pa pyje e me bimësi të varfër në pjesën jugore të brezave arktikë, me klimë të ashpër dhe me ngrica të përhershëm.
Fjalor Gjeografik