Fjalori i Gjeografise – Fjalor Gjeografik

 Fjalor Gjeografik

DAMAR

Shtresë e nëntokës, zakonisht e hollë, që përmban një mineral të dobishëm etj.; vijë a rremb uji që kalon nën tokë. Damar i nëndheshëm (i thellë). Damar shkëmbor. Damar qymyrguri (floriri, bakri). Damari i ujit. Damarët e tokës.

DELTË

Rrafsh në trajtë trekëndëshi në grykën e derdhjes së një lumi të madh, që formohet nga lymi e nga lëndët e tjera që sjell ai dhe që përshkohet nga disa degëzime të tij. Deltë e gjerë. Deltë moçalore (kënetore). Delta e Drinit (e Matit, e Bunës).

DEPOZITIM

Diçka që depozitohet ose grumbullohet, përqendrohet a ruhet në një vend. Depozitime argjilore.

DEPRESION

Ultësirë nën nivelin e detit; vend i ulët, gropore. Depresion tektonik (malor). Depresion i thellë.

DUNË

Kodër a stom rëre, që formohet nga era në shkretëtira ose brigjeve të detit dhe që me kohë mund të zhvendoset dalëngadalë nga një vend në një tjetër; bëz. Dune e vogël (e madhe). Duna të larta. Duna rëre. Dunat e shkretëtirave (e bregdetit). Formimi i dunave. Lëvizja e dunave.

DHE

Shtresë tokësore me ndërtim e përbërje të caktuar, e formuar nën ndikimin e faktorëve kimikë, biologjikë etj.; tokë. Dhe ranor (kënetor, gëlqeror, i kripur, gurishtor).

Comments
All comments.
Comments