Fjalor Gjeografik
BAKËRMBAJTËS
Që ka bakër; që përmban bakër (për mineralet). Shtresë bakërmbajtëse.
BARISFERË
Bërthama e Tokës, qendra e Tokës.
BËRTHAMË
Pjesa e brendshme qendrore e një sendi; pjesa kryesore, nga e cila zhvillohet më tej vetë sendi; pjesa rreth së cilës organizohen elementet e tjera të një të tëre. Bërthama e Tokës
BISHT
Rrip i zgjatur toke brenda në det ose ne liqen, kep. Bishti i Pallës.
BOMBË
Bombë vullkanike, copë lave, që del nga krateri i vullkanit menjëherë pas gazeve dhe që merr trajtën e një lëmshi.
BOREAL
Që ka të bëjë me Veriun, i Veriut; që ndodhet në gjysmërruzullin verior; që ësht ëkarakteristik për Veriun; që jeton a që ndodhet brenda rrethit polar të Veriut. Gjysmërruzulli boreal. Popullsi boreale. Det boreal. Tokë boreale. Klimë boreale. Vera boreale. Agimi boreal agimi polar (verior).
BREZ
Pjesë e sipërfaqes së Tokës ndërmjet dy paralelesh ose dy meridianësh; zonë e Tokës që kufizohet nga paralele të caktuara dhe që dallohet prej zonave të tjera nga ndryshime të klimës, të bimësisë etj. Brez gjeografik. Brezi i ftohtë (i ngrohtë, i nxehtë, mesatar). Brezi arktik. Brezi tropikal. Brezi i bores.
BRICJAP
Tropiku i Bricjapit. Tropiku Jugor.
Fjalor Gjeografik