Fjalori i Gjeografise – Fjalor Gjeografik

VARGMAL

Varg malesh që kanë pothuaj të njëjtën lartësi dhe shtrihen në të njëjtin drejtim. Vargmale të larta. Majat e vargmaleve. Kaloi vargmalin.

VERI

Pika e horizontit që është përkundrejt jugut, drejtimi në të kundërtën e jugut, ana që është në të majtë kur kthehemi me fytyrë nga lind dielli. Poli i Veriut.

VERIOR

Që gjendet në veri të diçkaje; që është i viseve, të cilat ndodhen në veri; i veriut. Gjysmërruzulli Verior. Tropiku verior. Gjerësi gjeografike veriore, largësia e një vendi nga Ekuatori në drejtim të Polit të Veriut.

VIJË

Vija e horizontit. Vija e ekuatorit.

VULLKAN

Grykë e madhe e hapur, zakonisht në majë të një mali, nga e cila dalin prej thellësisë së tokës gazra të nxehtë, tymra e lavë. Vullkan i shuar. Vullkan veprues (aktiv). Grykë vullkani. Krateri i vullkanit. Shpërthen (shuhet) vullkani. Zien si vullkan. Buçet si vullkan

ZONË

Pjesë e një brezi të Tokës që ka klimë, lagështirë, bimësi dhe pamje të jashtme pak a shumë të njëjtë. Zona subtropikale e Evropës.

 Fjalor Gjeografik

Comments
All comments.
Comments