Fjalori i Gjeografise – Fjalor Gjeografik

 Fjalor Gjeografik

UJDHESË

Ishull. Ujdhesa e Sazanit.

UJËMBAJTËS

Që mban ujë, që ka sasi të madhe uji. Shtresë (zonë) ujëmbajtëse. Pellg ujëmbajtës.

UJËNDARËS

Që ndan rrjedhjen e ujërave të lumenjve në dy anë të ndryshme, që ndan pellgjet rrjedhjes së dy lumenjve. Vijë ujëndarëse. Vargmal ujëndarës.

UJËNDARËSE

Kreshtë, majë ose rrafshnaltë, që ndan pellgjet e rrjedhjes së dy lumenjve në drejtime të ndryshme.

ULTËSIRË

Fushë a vend i hapur, që shtrihet jo më lart se dyqind metra mbi nivelin e detit; vend i ulët. Ultësirë e madhe. Ultësirë bregdetare. Ultësira e Adriatikut.

Comments
All comments.
Comments