Fjalor Gjeografik
MAGMË
Lëndë minerale e shkrirë dhe e trashë si brumë, që gjendet në thellësi të Tokës dhe del gjatë shpërthimeve të vullkaneve.
MASIV
1. Grumbull malesh që shtrihen gati njësoj në gjatësi e në gjerësi dhe që përbëjnë një njësi më vete të relievit. Masive shkëmbore. Masivi i Kurveleshit.
2. Hapësirë e gjerë me karakteristika gjeografike të njëjta: grup pyjesh me një lloj druri, toka të gjera të mbjella me po atë pemë. Masiv gëlqeror (ranor). Masivi pyjor i Divjakës. Masive pishe (ahu). Masive vreshtash (ullinjsh, agrumesh).
MBËSHTJELLJE
Shtresë lënde që mbështjell diçka rreth e rrotull. Mbështjellja ajrore. atmosfera. Mbështjellja ujore. sipërfaqja ujore e rruzullit tokësor (oqeanet, detet etj.).
MBIPOPULLIM
Gjendja në një vend kur ka popullsi të tepërt; popullim tej mase. Teoria e mbipopullimit teori kapitaliste, sipas së cilës popullsia shtohet shumë më shpejt se sa shtohen mjetet e nevojshme për jetesë dhe prandaj në botë ka njerëz «të tepërt» që bëhen shkak për varfërinë e që duhen pakësuar me çdo mënyrë.
MEMEC
Hartë memece, hartë pa emra vendesh, që shërben për të ushtruar nxënësit që t’i gjejnë e t’i shënojnë vetë këta emra.
MERIDIAN
Mesditës.
MESDITËS
Gjysmërreth i përfytyruar në sipërfaqen e Tokës, që bashkon dy polet dhe e pret pingul ekuatorin; vija në hartë që përfaqëson këtë gjysmërreth; meridian. Mesditësi fillestar (kryesor). Mesditësit tokësorë. Mesditësi qiellor. astr. rrafshi që kalon nëpër pikën e zenitit, nëpër qendrën e sferës qiellore dhe nëpër polet e Tokës. Gjatësia e mesditësit.
MESDHETAR
1. Që ka të bëjë me Mesdheun, që i përket Mesdheut, i Mesdheut; që laget nga ujërat e Mesdheut; që ka veçoritë e klimës së Mesdheut. Vendet mesdhetare. Bimësi mesdhetare. Klimë mesdhetare.
2. Që është nga të gjitha anët i rrethuar me tokë, i veçuar nga oqeanet (për detet). Dete mesdhetare.
MESËM
Lindja e Mesme.
MËNGË
Pjesë, rrip a degëzim që ndahet nga një e tërë, që del jashtë ose hyn diku; skaj. Mëngë lumi (përroi). Mëngë deti. gji deti.
MOÇAL
Vend a fushë me ujë të ndenjur e me baltë; ligatë, ligatinë, çeptirë.
MORFOLOGJI
Trajta e jashtme dhe ndërtimi i diçkaje, mënyra si lidhen ndërmjet tyre pjesët përbërëse të saj; shkenca që studion trajtën dhe ndërtimin e brendshëm të diçkaje. Morfologjia e lumenjve. Morfologjia e tokës