Fjalori i Gjeografise – Fjalor Gjeografik

 Fjalor Gjeografik

AKULLNAJË AKULLNAJË

Masë e madhe akulli të përhershëm, që mbulon majat e maleve dhe krahinat polare. Akullnajat polare. Akullnajë malore (luginore). Veprimi i akullnajave. Periudha e akullnajave. periudhë e historisë së Tokës, kur sipërfaqja e saj ishte e mbuluar me akuj.

ALPE

Varg ose grumbull malesh të larta dhe të ashpra; bjeshkë. Alpet e Shqipërisë së Veriut. Në rrëzë të alpeve. Lule alpesh.

ALUVION

Balta, zalli, rëra etj. që sjellin lumenjtë e përrenjtë dhe e lënë gjatë rrjedhës së tyre; lyshtër, lymërishtë.

ARKIPELAG

Grup ishujsh që ndodhen njëri pranë tjetrit në det dhe formojnë një bashkësi tokësore. Ishujt e arkipelagut.

ARKTIK

Që ka të bëjë me zonën rreth Polit të Veriut, që lidhet me Arktikun. Rrethi Polar Arktik. Oqeani Arktik. Zona arktike.

ATLANTIK

Që lidhet me oqeanin Atlantik; që është karakteristik për oqeanin Atlantik dhe për vendet rreth tij. Zona atlantike. Vendet atlantike. Klimë atlantike. Erëra atlantike.

ARMBAJTËS

Që përmban ar, që është i pasur me ar. Rërë armbajtëse. Shkëmbinj armbajtës.

 Fjalor Gjeografik

Comments
All comments.
Comments