Fjalori i Anatomise – Fjalor Anatomik

Fjalor Anatomik

GJ
GJËNDËR
Organ në trajtën e një kokrre, të një lëmshi etj.
në trupin e njerëzve e të kafshëve, që prodhon lëngje
të nevojshme për veprimtarinë jetësore të organizmit, të
cilat kalojnë në gjak ose derdhen jashtë. Gjëndrat
dhjamore. Gjëndra tiroide (e gushës). Gjëndra të zmadhuara.
Gjëndrat e pështymës (e djersës, e lotëve). Gjëndrat e yndyrës
(e qumështit). Gjëndrat e tretjes. Gjëndrat me sekrecion të
brendshëm (të jashtëm). Zmadhimi i gjëndrave.
GJËNDËROR
Që ka të bëjë me gjëndrat, i gjëndrave; që del nga
gjëndrat. Qelizë gjëndërore.
Ind gjëndëror. Cipë gjëndërore. Sekrecion gjëndëror.
GJI
1. Pjesë e futur e gjoksit, mesi i kraharorit; gjoks
2. Organ i femrës së njeriut në pjesën e përparme të
kraharorit dhe te kafshët gjitare, me gjëndra të
posaçme që prodhojnë qumësht për ushqimin e të
vegjëlve; sisë.
3. Gjiri i vezëve, pjesa e trupit të femrës, ku përftohen vezët.
GJUHËZ
Njerith.
GJUHOR
Që ka të bëjë me gjuhën; i gjuhës.
GJYMTYRË
Duart dhe këmbët e njeriut, anësitë; këmbët e
kafshëve të mëdha katërkëmbëshe. Gjymtyrët e
sipërme duart, krahët. Gjymtyrët e poshtme këmbët.
Gjymtyrët e përparme (të prapme). Lëviz (shtrij)
gjymtyrët. Iu mpinë gjymtyrët.

Fjalor Anatomik

Comments
All comments.
Comments