Fjalori i Anatomise – Fjalor Anatomik

Fjalor Anatomik

G

GABZHERR
1. Pjesë e organeve të frymëmarrjes: gyp i përbërë nga
disa unaza prej kërceje, që nis nga fyti e vete deri te
bronket dhe shërben për të çuar ajrin në mushkëri ose
për ta nxjerrë prej tyre; pjesa e sipërme e këtij gypi ku
formohet zëri, laring.
2. Fikthi.
GËRB
Kërdhokullat; këllqet.
GËRBYELL
Një nga tri eshtrat në legen që formojnë kockat e të
ndenjurave.
GËRGËLAC
Gabzherr.
GILCË
Dell i fortë që lidh muskujt me eshtrat në kyçet; laku i
kyçeve. Gilcat e gjurit. Gilcat e krahut. Gilcat e
këmbëve.
GROPË
1. Zgavër në disa pjesë ose në disa organe të
trupit; zgavra në trupin ose në skeletin e njeriut a të
kafshës, ku është vendosur një organ; vend pak i
thelluar në një pjesë të trupit. Gropa e fytit. Gropa e
gjurit. Gropa e syrit. Gropa e veshit. Gropa e zemrës.
Gropa e dorës (e këmbës). Gropa e kraharorit.
2. Gropa e urisë, njëra nga dy të thelluarat në fund të
brinjëve, ku zakonisht e shikojnë bagëtinë sa ka ngrënë.
GURGULL
Gurmaz, grykë.
GURMAZ
Gypi i ushqimit që nga fundi i gojës e deri në
stomak; pjesa e sipërme e këtij kanali, fyt
GYP
Pjesë e zgjatur me trajtë të tillë në
organizmin e njeriut e të kafshëve, nëpër të cilën
kalojnë lëndë të ndryshme; organ në këtë trajtë në
organizmin e njeriut, të kafshëve ose të bimëve. Gypi i
tretjes (i ushqimeve). Gypi i kraharorit. Gypi i
frymëmarrjes.
GJAK
1. 1. Lëng i kuq që qarkullon në trupin e njeriut e të
kafshëve për të çuar ushqim e oksigjen në të gjitha
qelizat, për shkëmbimin e lëndëve, për mbrojtjen e
organizmit etj.
2. Gjak i bardhë, limfë.

Fjalor Anatomik

Comments
All comments.
Comments