Fjalor Anatomik
L
LARING
Pjesa e sipërme e grykës së njeriut, ku përftohet zëri;
gabzherr, gurmaz.
LEGEN
Pjesë e skeletit të njeriut, e cila përbëhet nga brezi i
harkuar i eshtrave të kryqeve e nga kërdhokullat; brezi i
eshtrave të kafshëve gjitare në pjesën e prapme të
trupit, që vjen si e harkuar. Eshtrat e legenit.
LIDHËSE
Zgjatim i fortë prej indesh, që bashkon pjesët e
veçanta të skeletit ose organe të veçanta të trupit.
Lidhëse katërkëndëshe. Lidhësja e zgjatur e prapme.
LIDHOR
Që shërben për të lidhur a për të bashkuar
pjesët e trupit ose të një organi të tij. Indi lidhor.
LIDHURA
Nyjëtimet, kyçet. Të lidhurat e trupit (e
gjymtyrëve, e gishtave). Është ënjtur në të lidhurat.
LILTH
Njerith. I ra lilthi.
LIMFATIK
Që ka të bëjë me limfën, që lidhet me limfën, i limfës; që
është i mbushur me limfë, që ka limfë; që prodhon limfë.
Gjëndrat limfatike. Enët (rrugët) limfatike.
Nyjë (qeskë) limfatike.
LIMFË
Lëng pa ngjyrë që mbush hapësirat ndërmjet
indeve e qelizave të trupit të njeriut e të kërbishtorëve;
gjak i bardhë. Limfa e njeriut. Limfa e kafshëve
kërbishtore.
LINDUR
Që e ka diçka që kur ka lindur e nuk e ka
fituar më vonë gjatë jetës. Shtrembërim i lindur, Reflekse të lindura.
LUGTH
1. Pjesa e thelluar ndërmjet barkut e kraharorit,
gropa e stomakut. Lugthi i zemrës (i gjoksit).
2. Stomaku.
LUKTH
Lugth
LULE
Lulja e fytit, molla e fytit, fikthi.