Fjalor Anatomik
B
BAJAME
Dy gjëndra në trajtë vezake, që
ndodhen në anët e grykës rrëzë gjuhës; sëmundje e
këtyre gjëndrave, që shfaqet me pezmatimin dhe
qelbëzimin e tyre. Iu qelbëzuan (iu sëmurën) bajamet.
Më dhembin bajamet. Vuaj nga bajamet. Heq bajamet.
BALLOR
Kocka e ballit.
BALLOR
Që i përket ballit, i ballit. Kocka ballore. Pjesa ballore.
BARKOR
Që ndodhet në pjesën e barkut; që i përket barkut, i barkut.
BARKUSHE
1. Secila nga dy dhomëzat e poshtme të zemrës, të cilat
shtrëngohen e lëshohen për të bërë qarkullimin e
gjakut. Barkushja e majtë (e djathtë).
2. Zgavër në pjesën e brendshme të kafkës së kokës.
Barkushet e trurit.
BISHTOR
Që ndodhet në bisht, i bishtit. Pjesa bishtore e trupit.
BOÇË
Boça e fytit, fikthi.
BOSHT
Boshti i kurrizit, shtylla kurrizore
BOSHTOR
Që ka të bëjë me shtyllën kurrizore; që ka shtyllë kurrizore.
BRENDSHËM
Që ndodhet brenda trupit të njeriut a të
kafshëve (brenda në kraharor, brenda në bark etj.).
Organet e brendshme. Sëmundje të brendshme. mjek.
sëmundje të organeve që ndodhen brenda trupit të
njeriut.
BRETK
Kryqe
BRINJË
Eshtër e trupit të njeriut dhe të kafshëve të
mëdha, e gjatë, e ngushtë dhe e kthyer si hark, që del
nga boshti i kurrizit e shkon deri te kocka e kraharorit.
BRONK
Çdonjëra nga të dy degët që ndahen nga trakeja,
nëpër të cilat ajri shkon në mushkëri. Bronku i djathtë
(i majtë). Bronket e mëdha (e vogla). Sëmundja e
bronkeve
BRONKIAL
Që ka lidhje me bronket, i bronkeve. Trungu bronkial.
Gjëndrat bronkiale. Frymëmarrja bronkiale. Astma
bronkiale. mjek.
BUBREK
Veshkë.
BULB
Pjesë e zgjeruar në trajtë qepujke e disa
indeve ose e disa organeve, qepore. Bulbi i trurit. Bulbi
i flokut. Bulbi i pendëve. Bulbet e ballit. Bulbi i syrit
kokërdhoku.
BULBOR
Që ka të bëjë me bulbin, që lidhet me bulbin, i
bulbit; që ka trajtën e bulbit, qepor. Nervi bulbor.
Qendra bulbore. Paralizë bulbore. Pjesa bulbore e
nervit.
BULË
Pjesë e tultë, e butë dhe e rrumbullakët e
ndonjë organi të trupit. Bula e veshit pjesa e butë në
fund të veshëve, ku varen vathët. Bula e gishtit mollëza
e gishtit.
BUT
Pjesa e butë në çaçkën e kokës te fëmijët e
porsalindur; çaçka e kokës, maja e kokës. Buti i kokës
BYTHË
Pjesa e prapme e trupit të frymorëve në fund
të kurrizit; organi i jashtëqitjes dhe mollaqet; të
ndenjurat.