Fjalori i Anatomise – Fjalor Anatomik

Fjalor Anatomik

A

ALIVER
Pjesa e dytë e stomakut të kafshëve ripërtypëse, që e
ka faqen e brendshme hoje-hoje
ALVEOLË
1. Gropëza në kockat e nofullave, ku ngulen rrënjët e
dhëmbëve; hojëz. Alveolat e dhëmbëve.
2. Flluska shumë të vogla në mushkëri, ku mbarojnë
skajet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të enëve të gjakut.
AMË
Vezore
AN
Organ i gruas dhe i femrës së gjitarëve, ku zihet e
zhvillohet pjella, shtrati, këmisha që mbështjell pjellën.
Ani i fëmijës. I bie (i shket) ani. Ngre anin.
ANËSI
Gjymtyrët e trupit të njeriut (duart ose këmbët). Anësitë
e sipërme duart. Anësitë e poshtme këmbët.
AORTË
Arteria më e madhe, që del nga barkushja e majtë e
zemrës dhe që ushqen me gjak gjithë trupin. Gjaku i
aortës. Ngushtim i aortës.
ARTERIE
Enë gjaku që del nga zemra dhe shpërndan
gjakun e pastër në gjithë pjesët e trupit. Arteria e
mushkërive.
ARRÇ
Arrëza e fytit.
ARRA
Arra e fytit, fikthi i fytit.
ARRËZ
1. Rruaza e parë e qafës, mbi të cilën mbështetet koka.
Arrëza e qafës.
2. Fikthi i fytit. Arrëza e fytit (e gushës).
ATLAS
Rruaza e parë e qafës, tek e cila mbështetet koka,
arrëza e qafës.

Fjalor Anatomik

Comments
All comments.
Comments