Fjalori i Anatomise – Fjalor Anatomik

Fjalor Anatomik

K

kupa e gjurit

KAÇKË
1. Kaçka e fytit, fikthi i fytit.
2. Kaçka e gjurit, kupa e gjurit.

KAF
Eshkë.
KAFAZ
Kafazi i kraharorit, hapësira që formohet midis
brinjëve të kraharorit, zgavra e kraharorit.
KANAL
Pjesë e një organi, në trajtë gypi të ngushtë
me dredha, ku zakonisht kalojnë lëndë të ndryshme në
organizëm. Kanali i ushqimit. Kanali i jashtëqitjes.
Kanalet e lotëve. Kanali i tëmthit. Kanali i veshit.
Ngushtimi i kanalit.
KAPAK
1. Pjesa që mbyll dhe mbron një organ të trupit.
Kapaku i syrit qepalla. Kapaku i kokës mbulesa
eshtore e kafkës në majë të kokës. Kapaku i gjurit
kupa e gjurit.
2. Kapaku i fytit, njerithi.
KAPËRCYELL
Gurmaz.
KAPSULË
Ind a cipë si qeskë që mbështjell organe të
ndryshme; kokrra që formohet kështu. Kapsulë
dhjamore. Kapsula e shpretkës. Kapsula e veshkës.
Mbështillet me kapsulë.
KAPUÇ
apuçi i gjurit, kupa e gjurit.
KËLLËF
Shtresë prej indi lidhor, që rrethon e mbron enët e gjakut.
KËMISHË
Cipë e hollë që mbështjell fëmijën në barkun e
nënës ose larvën e kandrrave; cipë e hollë që
mbështjell një organ ose një kafshë. Këmisha e
foshnjës.
KËRBISHT
Pjesa e poshtme e shtyllës kurrizore, që përbëhet nga
pesë rruaza të ngjitura njëra me tjetrën dhe formon
anën e prapme të legenit. Ka thyer kërbishtin
(kërbishtet).
KËRCE
nd i fortë dhe i përkulshëm, në ngjyrë të
bardhë, që gjendet zakonisht në llapën e veshit, në
hundë dhe në kyçet e eshtrave të njeriut e të kafshëve.
Kërcja e veshit (e hundës).
KËRDHOKULL
Secila nga dy eshtrat anësore të legenit; secila nga dy
shpatullat e këmbëve të prapme (te kafshët). I duken
kërdhokullat. U vra në kërdhokull. Më dhembin
kërdhokullat.
KËRMILL
Pjesa e brendshme e veshit, që vjen e
përdredhur si spirale. Kërmilli i veshit.
KËRTHIZË
1. Zonë që lidh pjellën e njeriut a të kafshëve me
trupin e nënës dhe që i shpie pjellës ushqimin. I prenë
kërthizën.
2. Gropëz në mes të barkut, e cila mbetet si shenjë te
pjella, pasi e presin këtë zorrë. Kërthiza e fëmijës
I ra kërthiza i ra korja plagës
që krijohet te pjella kur i pritet kërthiza.
KOLLAP
Kocka e krahut nga supi deri te bërryli, kocka e llërës.
KOMB
Fikth.
KOMBLIK
Legen
KORDË
Tejzë, kordat e zërit
KORE
Korja e trurit, cipa e trurit.
KRAHAROR
Pjesë e përparme e trupit të njeriut dhe të kafshëve
nga qafa deri te barku; pjesa e trupit ku janë vendosur
mushkëritë dhe zemra; gjoks. Me kraharor të gjer ë(të
ngushtë). Hapësira e kraharorit. Kafazi i kraharorit.
KRAPE
Shtrati i vezëve te kafshët e te shpendët, vezore.
Krapja e pulës.
KRAPJE
Heqës.
KRISKULL
Eshtra petashuqe që ndodhet në mes të kraharorit të
njeriut; dërrasa e kraharorit.
KRYQE
Pjesa e trupit të njeriut a të kafshës në fund të
shtyllës kurrizore; kërbishte.
Më dhembin kryqet. Vrau (theu) kryqet. Ra në kryqe.
KRYQËZA
Kryqet.
KUDHËR
Eshtër e vogël që gjendet në brendësi të
veshit të mesëm.
KUPË
Eshtër rrotullore ose në trajtë gjysmërruzulli në
gju ose në kokë. Kupa e gjurit eshtra rrotullore dhe e
lëvizshme e gjurit. Kupa e kokës kafka. E goditi në
kupë të gjurit.
KURORË
Pjesa e jashtme dhe e dukshme që mbështjell
dhëmbin. Kurora e dhëmbit. Kurora dhe rrënja.
KURRIZ
Palca e kurrizit (e shtyllës kurrizore)
Peshku i kurrizit, shtylla kurrizore.
Shtylla e kurrizit, shtylla kurrizore.
KURRIZOR
1. Që i përket kurrizit, i kurrizit; që gjendet në kurriz ose
në shtyllën e kurrizit (të njeriut a të kafshës). Pjesa kurrizore.
Palca kurrizore.
2. Që ka shtyllë kurrizore. Kafshë kurrizore.
KYÇ
Vendi ku lidhen dy eshtra, nyja e eshtrave.
Kyçi i dorës (i këmbës).
Kyçet e gishtërinjve. Ënjtja (fryrja) e kyçeve.

 

Fjalor Anatomik

Comments
All comments.
Comments