Fjalor Anatomik
XH
XHIDAVI
Pjesa e ngritur në fund të zverkut te bagëtitë,
që formohet nga zgjatimet e rruazave të shtyllës
kurrizore dhe nga majat e shpatullave.
Y
YZENGJI
Njëra prej tri kockave të vogla që ndodhen
brenda veshit të mesëm dhe që shërbejnë për të
përçuar tingujt. Çekani, kudhra dhe yzengjia.
Z
ZGAVËR
Gropë a vend i zbrazët në trupin e njeriut, ku
qëndrojnë organe të ndryshme jetësore. Zgavra e
kraharorit. Zgavra e barkut. Zgavra e syrit. Zgavrat e
kafkës.
ZGERDHË
Bronket.
ZOG(TH)
Muskuli i gjymtyrëve, zogthi. Zogu i krahut
muskuli i llërës. Zogu i këmbës pulpa.
ZORRË
1. Pjesë e aparatit tretës të njeriut e të kafshëve,
në trajtën e një gypi të mishtë, të gjatë e të ngushtë, që
fillon nga stomaku, përdridhet disa herë në bark e
mbaron në të ndenjurat.
2. Zorra e hollë, pjesa e këtij organi nga stomaku deri te
zorra e trashë.
3. Zorra e trashë, pjesa e këtij organi nga zorra e hollë
deri në të ndenjurat.
4. Zorra e verbër (qorre) pjesë mbeturinore që ndodhet në krye
të zorrës së trashë dhe ka trajtën e një krimbi.
5. Zorra e kuqe, ezofagu, kapërcelli.