Fjalor Anatomik
O
OPTIK
Pamor
ORBITË
Zgavra e syrit, gropa e kokërdhokut. Orbita e syrit.
P
PALCË
Palca e kurrizit (e shtyllës kurrizore), zgjatim nervor i trurit, që
gjendet brenda unazave të kurrizit te kërbishtorët.
PALCOR
Që ka të bëjë me palcën, që i përket palcës, i
palcës; që përbëhet nga palca. Zgavra palcore. Lëndë
palcore. Lëngu palcor.
PALË
Palat e trurit, Rrudhat e trurit.
PANKREAS
Gjëndër e zgjatur, nën stomak, në të majtë, e cila nxjerr
një lëng që derdhet në zonë e thithet nga rremat e
gjakut dhe një lëng tjetër që ndihmon për tretjen e
ushqimeve. Gjëndra e pankreasit. Lëngu i pankreasit.
PARADHOMË
Ndarje e vogël në hyrje të disa organeve të
trupit si zemra, stomaku etj. Paradhoma e djathtë (e
majtë). Paradhomat e gurmazit.
PARAKRAH
Pjesa e krahut nga bërryli deri te nyja e dorës.
Parakrahu i djathtë (i majtë). Muskujt (kockat) e
parakrahut. Theu parakrahun.
PARAPLËNDËS
Pjesë e aparatit tretës te kafshët ripërtypëse, që
ndodhet para mullëzës dhe ku ushqimi përpunohet
pjesërisht. Sëmundjet e paraplëndësit.
PARASTOMAK
Paraplëndës.
PARMË
Heqës (te njeriu); kocka e kraharorit, parmëz (te
shpendët).
Parmat e fytit, secila nga dy arteriet e mëdha
përpara qafës, të cilat çojnë gjakun në kokë.
PASKRAH
Pjesa e krahut nga bërryli deri te supi. Paskrahu i
djathtë (i majtë). Muskujt e paskrahut.
PEMË
Pema mushkërore, tërësia e bronkeve, e artereve dhe e
enëve të mushkërive.
PENJËZ
nd i zgjatur e i hollë si pe, që epet dhe lidh
pjesë të ndryshme të skeletit, organe të veçanta të
trupit ose pjesë të tyre; eshtë. Penjëza muskulore.
Penjëzat e buzëve (e fytyrës, e faqeve).
PERDE
Cipë e hollë që vesh syrin dhe që pengon
shikimin, lëbyr. I kanë zënë ( i kanë vënë) sytë perde.
PERIFERIK
Sistem nervor periferik, tërësia e nervave që përbën në pjesët
anësore të trupit (në gjymtyrët, në lëkurë, në organet e shqisave etj.).
PESHQIR
Cipë e hollë dhjami, që mbështjell zorrët ose
plëndësin nga jashtë, riza e zorrëve ose e plëndësit. I
heq peshqirin plëndësit.
PETËS
Pjesë e plëndësit të kafshëve ripërtypëse, që
është pala-pala, fletës.
PETH
Cipë e hollë e mishtë, që lidh rrënjën e gjuhës nga
poshtë me pjesën e përparme të nofullës; cipë e hollë e
mishtë, që e mban një organ të lidhur diku, freth. Pethi i
gjuhës. Iu këput pethi.
PËRÇUES
Që shërben për të përçuar ngacmimet ose një
lëndë ushqyese në trupin e qenieve të gjalla. Nervat
përçues. Enët përçuese (te bimët).
PËRTYPËS
Që ndihmon për të lëvizur nofullat kur
përtypemi. Muskuli përtypës.
PLEURË
Secila nga dy cipat e holla që mbështjellin mushkëritë
dhe anët e zgavrës së gjoksit.
PLËNDËS
Pjesë e të brendshmeve te kafshët
ripërtypëse, që është si trastë, pala-pala nga brenda
dhe shërben për tretjen e ushqimeve; stomaku i
përtypësve.
PORRC
Aliver. Porrci i kaut.
PRAPAGOJË
Hapësira si hinkë që lidh laringun me gojën.
PRAPAKOKË
Pjesa e poshtme prapa kafkës së kokës. Ashti i
prapakokës.
PRAPAVESH
Pjesa prapa veshit ku mbaron nofulla e sipërme
PULPË
1. Pjesa e mishtë më e trashë që është prapa kërcirit të
këmbës nga leqet e poshtë. Me pulpa të forta (të
mbushura). Pulpat e këmbëve.
2. nd i butë lidhës, në pjesën e brendshme të
dhëmbit, nëpër të cilin kalojnë enë gjaku dhe nerva;
mishi i dhëmbëve. Pulpa e dhëmbit. I është dëmtuar
pulpa.