Fjalor Anatomik
H
HEMISFERË
Njëra nga dy pjesët e trurit, që kanë trajtën e
gjysmës së rruzullit. Hemisferat e trurit të madh (e
trurit të vogël). Korja e hemisferave.
HEQËS
1. Eshtër e hollë, e gjatë dhe e lakuar, që bashkon
kockën e gjoksit me supin; kocka e gjoksit të
shpendëve, shpori. Heqësi i pulës. Ka thyer heqësin.
HISTOLOGJI
Pjesë e anatomisë që studion ndërtimin e indeve të
njeriut dhe të kafshëve.
HOJËZ
Gropa të vogla në kockat e nofullave, u ngulen
rrënjët e dhëmbëve; alveolë.
HUNDOR
Që ndodhet në hundë, i hundës. Kocka
hundore. Flegrat hundore.