Fjalori i Anatomise – Fjalor Anatomik

Fjalor Anatomik

RR

RREMB
Enët e imëta të gjakut; damarë. Me
rremba të fryrë. Rrembat e gjakut.
RRËNJË
Pjesa me të cilën një organ me trajtë të zgjatur
është kapur ose është ngulur në një ind; pjesa e
prapme e një organi të tillë. Rrënja e flokut. Rrënja e
thoit. Rrënja e hundës rrëza e hundës.
RRJETËZ
Retinë.
RROKËZ
Pjesa e brendshme e veshit, që ka trajtën e kërmillit,
kërmilli i veshit. Rrokëza e veshit.
RROTULL
Kockë në trajtë unaze ose rrethi të plotë.
Rrotullat e kurrizit (e qafës) rruazat e kurrizit (e qafës).
Rrotulla e gjurit gashta e gjurit.
RRUAZË
1. Eshtër e rrumbullakët me një vrimë dhe me tri
të dala si dhëmbë, që lidhet me të tjerat për të ndërtuar
shtyllën kurrizore të njeriut e të kërbishtorëve të tjerë.
Rruaza e qafës. Rruazat e zverkut. Rruazat e kurrizit.
RRUDHË
1. Vijë e përthyer në lëkurën e ballit, të fytyrës, të
duarve etj., që bëhet kur mblidhet lëkura nga mosha,
nga dobësimi, nga vuajtjet a nga një ndjenjë e rëndë; zhubër.
2. Rrudhat e trurit, të ngritura e të thelluara në cipën e trurit.
RRUGË
Gyp i zbrazët, nëpër të cilin kalon ushqimi, gjaku, ajri etj.
Rrugët e tretjes. Rrugët e frymëmarrjes.
RRYL
Gabzherr, skërfyell. Rryli i fytit.
S
SEGMENT
Secila nga nënndarjet afërsisht të njëjta
të trupit të disa kafshëve ose të kërcellit të disa bimëve;
secila nga pjesët afërsisht të njëjta, nga të cilat
përbëhet një organ ose ndonjë pjesë e trupit; pjesë e
një organi që dallohet nga të tjerat.
SISTEM
Sistem nervor (muskulor, eshtëror).
Sistemi i frymëmarrjes (i qarkullimit të gjakut).
SKELET
Tërësia e eshtrave që përbëjnë mbështetjen e
fortë në trupin e njeriut dhe të kërbishtorëve të tjerë;
eshtrat e një pjese të trupit. Skeleti i njeriut. Skeleti i
kalit (i qenit). Skeleti i kokës (i gjymtyrëve). Gjeti
(zbuloi) një skelet.
SKELETOR
Që ka të bëjë me skeletin, i skeletit. Sistemi skeletor
SKËRFYELL
Pjesa e sipërme e gypit që lidh grykën me
mushkëritë për të kaluar ajri.
STOMAK
Pjesa kryesore e aparatit tretës te njeriu dhe te kafshët,
që ndodhet në pjesën e sipërme të barkut, fill pas
kapërcellit dhe që ka trajtën e një traste muskulore, në
të cilën bluhet ushqimi. Stomaku i njeriut mulla, lukthi.
SURRZËL
Cipa e njomë e zgavrave të brendshme të trupit, cipë
jargore, mukozë.
SY
Nyja ku lidhen dy kocka, kyç. Syri i këmbës
secila nga pjesët e ngritura të kockës te qafa e
këmbës. Syri i gjurit kupa e gjurit.

Fjalor Anatomik

Comments
All comments.
Comments