Fjalor Anatomik
Q
QAFË
Pjesa e zgjatur e një organi, e cila vjen duke u
ngushtuar. Qafa e mitrës. Qafa e dhëmbit.
QENDËR
Grumbullim qelizash (nervore), të cilat së
bashku drejtojnë një veprimtari të caktuar të organizmit.
Qendra nervore. Qendra e frymëmarrjes. Qendra e
gjumit.
QEPALLOR
Që ka të bëjë me qepallat, që u përket qepallave, i
qepallave.
QESE
Fshikëz që mban një lëng të organizmit. Qesja
e ujit (të hollë). Qesja e lotëve. Qesja e tëmthit.
QESKË
Fshikëz e vogël e mbushur me një lëng
ose me një lëndë tjetër tek organizmat e gjallë. Qeska
e lotit. Qeska e ujit. Qeska e mjaltit (te bletët). Qeska
e polenit (te bimët).
QIELLZË
Pjesa e sipërme e gojës nga përbrenda, që
vjen si kube. Qiellza e butë. Qiellza e fortë. Mbështet
gjuhën në qiellzë.
QIELLZOR
Që ka të bëjë me qiellzën, i qiellzës
QIME
1. Fije e hollë prej lënde të brirtë, që rritet mbi
lëkurën e njeriut dhe të disa kafshëve.
2. Zgjatime të holla si fije në cipën e
një organi të trupit. Qimet e zorrëve.
QORR
Zorrë qorre (e verbër), apendicit.