Fjalori i Muzikës
I
INSTRUMENTAL
Që është bërë posaçërisht për vegla muzikore, që luhet
me vegla muzikore. Muzikë (pjesë) instrumentale. Koncert
instrumental. Vepra instrumentale.
INSTRUMENTIST
Ai që luan në një vegël muzikore. Instrumentistët
popullorë. Kurs për instrumentistë
INTERMEXO
jesë e vogël muzikore, që luhet me vegla
zakonisht ndërmjet akteve a skenave të një opere; skeç
muzikor me formë të thjeshtë. Intermexo për piano.
INTERVAL
Ndryshimi i një tingulli nga një tjetër që
është më i lartë a më i ulët. Interval prej një toni (prej
një gjysmëtoni). Interval oktave intervali i dy notave të
njëjta në dy oktava që ndjekin njëra-tjetrën.
INTONACION
ota fillestare e një pjese muzikore, me një
lartësi të caktuar, që jepet me zë a me një vegël para
se të nisë të këndohet ose të luhet; tingëllim i veçantë e
karakteristik i një pjese muzikore. Intonacion i përpiktë.
Intonacionet e muzikës (e këngës) popullore.
Fjalori i Muzikës