Fjalor Muzikor
M
MANDOLINË
Vegël muzikore e ngjashme me tamburanë, me katër
palë tela, së cilës i bihet me një fletëz të fortë. I bie
mandolinës. E shoqëroi me mandolinë. Dëgjoheshin
mandolinat.
MADRIGAL
Vjershë e shkurtër ose këngë lirike, kryesisht me
përmbajtje dashurie, kushtuar gruas së zemrës.
MARSH
Pjesë muzikore me ritëm të theksuar, që luhet nga një
bandë zakonisht për të shoqëruar ecjen me hap të
rregullt të një grupi njerëzish (ushtarakësh,
pjesëmarrësish në parakalim etj.).
MARRËS
Ai që ia merr i pari një kënge, zëri i parë në këngët popullore
me shumë zëra; ai që ia merr i pari valles. Marrësi e mbajtësi.
Marrësi i këngës. Marrësi i valles.
MASË
darja e një pjese muzikore në disa pjesë të
barabarta, për të formuar ritmin; takt. Masë muzikore.
Masë e thjeshtë (e përzier, e përbërë, e çrregullt).
MAZURKË
1. Valle popullore polake, që kërcehet tri kohë; muzika
e kësaj valleje.
2. Pjesë e vogël muzikore, që ka ritmin e kësaj
valleje. Mazurkat e Shopenit.
MBAJ
Shoqëroj me zë të dytë ose me iso, ia kthej;
shoqëroj dikë që hedh valle. Njëri ia merr e tjetri ia
mban. Ia mbante vallen
MBAJTËS
Ai që ia mban këngës, zëri i dytë në këngët
popullore me shumë zëra. Marrësi dhe mbajtësi.
MBUSHËS
Zëri i tretë në këngët popullore me shumë zëra.
MEKAM
Melodi.
MELODI
Varg tingujsh të lidhur e harmonikë, që
përbëjnë një njësi të caktuar muzikore (motivin e një
pjese muzikore, të një kënge ose vetë këngën). Melodi
popullore (polifonike). Melodi lirike.
MELODIK
1. Që lidhet me melodinë; që i përket melodisë, i
melodisë. Ana melodike. Vija melodike.
2. Që është harmonik e i këndshëm për veshin; i ëmbël,
që ka melodi
MELODRAMË
Vepër dramatike, në të cilën fjala e
personazheve shoqërohet me muzikë e me këngë
MI
Nota e tretë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë.
Nota mi.
MINIATURË
Pjesë e vogël letrare e muzikore (skenë
dramatike, skeç etj.); skicë. Miniaturë teatrale
(dramaturgjike). Miniaturë orkestrale (instrumentale,
pianistike).
MINUET
1. Valle franceze, që kërcehet me ritëm të ngadalshëm;
muzika e kësaj valleje.
2. Pjesë muzikore që përbën kohën e tretë të
sonatave dhe të simfonive. Minuetet e Mocartit.
MOTIV
Njësia më e vogël e më e thjeshtë ritmike e
melodisë, që përbëhet zakonisht nga dy a tre tinguj të
bashkuar në një theks; melodi. Motiv i ëmbël (i bukur).
Motive të gëzuara.
MUZIKË
Art që e pasqyron jetën dhe shpreh ndjenjat,
përshtypjet, mendimet etj. me anë të tingujve të
bashkërenduar në një mënyrë të tillë ritmike që të
tingëllojnë këndshëm, të formojnë një melodi e të kenë
harmoni; tërësia e veprave të këtij arti ose një vepër e
tillë; melodia e një vepre të tillë; krijimtaria muzikore e
një kompozitori; mënyra e veçantë e krijimtarisë së tij
muzikore. Muzikë instrumental muzikë e shkruar për t’u
luajtur me një vegël ose me disa vegla muzikore.
Muzikë vokale muzikë e shkruar për t’u kënduar me zë.
Muzikë korale muzikë e shkruar për kor. Muzikë
simfonike muzikë e kompozuar për orkestër simfonike.
Muzikë popullore (klasike, operistike, e përpunuar).
Muzikë e lehtë muzikë këngësh dhe vallëzimi. Muzikë
dhome muzikë e shkruar për t’u luajtur me një numër të
vogël veglash muzikore në salla të vogla. Muzikë
vallëzimi. Muzikë baleti. Historia (teoria) e muzikës.
Shkollë muzikë. Mësues muzikë. Studion për muzikë.
Ka prirje (ka vesh) për muzikë. Merret me muzikë.
Muzikë e bukur (e ëmbël, e gëzuar). Muzika dhe
fjalët e një kënge. Tingujt e muzikës. Program me
muzikë popullore (të zgjedhur). Muzikë sipas
kërkesave të dëgjuesve.
2. Pjesa e melodisë së një vepre muzikore, e cila luhet
me vegla në dallim nga pjesa që këndohet me zë.
Muzika dhe kënga.
3. Vegël muzikore e vogël, me disa fletëza të metalta në
dy anët e një pllake dhe me një a dy radhë vrimash për
to, së cilës i bien duke i fryrë me gojë. Muzikë goje. I
bie muzikës.
MUZIKOJ
Shkruaj muzikën për një film, për një libret etj.; i vë
muzikën një vjershe, një libreti, një filmi etj.
Fjalori i Muzikës