Fjalori i Muzikës

Fjalori i Muzikës

P

PAAKORDUAR
Që nuk i janë vënë telat në akord, që nuk është
akorduar. Violinë (kitarë) e paakorduar.

PARË
Që luan pjesën kryesore, që është kryesori në ekzekutimin
e një vepre muzikore. Violina e parë. Zëri i parë.

PARTITURË
Tërësia e të gjitha pjesëve të një vepre muzikore për
orkestër ose për shumë zëra; libri që përmban këto
pjesë. Partitura e simfonisë.

PAUZË
Pushim i zakonshëm ritmik midis notave; shenjë
me të cilën shënohet ky pushim. Mbaj pauzat!

PERDE
Secila fletë e hollë e metaltë në bishtin e disa
veglave me tel, ku shkelin gishtat për të nxjerrë tinguj të
ndryshëm; çdo ndarje me fletë të tilla.

PËRCJELL
Shoqëroj me një vegël një këngë a një pjesë
tjetër muzikore. Përcjell me lahutë (me sharki). Përcjell
me kitarë (me piano)

PËRDREDHËS
Çelësi i lahutës që shërben për të shtrënguar e liruar telin.

PËRDREDHIM
Dridhje të theksuara të zërit që nxjerr njeriu ose të tingujve të
një vegle muzikore. Përdredhimet e fyellit.

PËRKTHESË
Refren.

PËRPUNUAR
ë është vënë dorë mbi të dhe i janë shtuar
elemente të reja, pa prekur motivin kryesor (zakonisht
për një këngë a valle popullore). Muzikë e përpunuar.
Valle (këngë) të përpunuara.

PIANO
Vegël e madhe muzikore me tastierë, me shumë tela
brenda, të cilët nxjerrin tinguj të ndryshëm kur goditen
nga disa çekiçë të vegjël që lëvizin kur shkelim me
gishta tastet. Mësuesi i pianos. Pjesë për piano (për
violinë e për piano). I bie pianos. Luan (shoqëron) në
piano. Mëson për piano.

PICKOJ
E bëj të dridhet një tel violine, mandoline etj.
duke e kapur me gishtin e madh dhe me treguesin.

PIKË
Shenjë e vogël e rrumbullakët, që vihet pas një
note për t’i shtuar gjysmën e vlerës; shenjë që vihet
sipër një note për të treguar se tingulli duhet të luhet i
shkëputur e i dalluar nga tingujt e tjerë.

PIP
Pjesë e ngushtë ku mbështeten buzët në disa
vegla frymore. Pipi i baritonit

PIPIZANE
Vegël muzikore popullore, e përbërë nga dy pipëza prej
lëkure druri, të cilave u fryjnë si buri. I bie pipizanes.

PJATË
Secili nga disqet prej tunxhi që janë pak të
lugët e që përdoren në orkestër duke i përpjekur njërin
me tjetrin a duke i goditur me diçka. U bie pjatave.

PJESË
Vepër jo e madhe muzikore; një copë nga kjo
vepër muzikore; melodia e kësaj vepre a cope. Pjesë të
lehta (të zgjedhura). Pjesë për violinë dhe orkestër. I
ra një pjese të njohur.

POEMË
Vepër muzikore me formë të lirë, zakonisht me
karakter lirik. Poemë muzikore. Poemë simfonike.
Poemë për violinë.

POLIFONI
Këngë popullore me shumë zëra. Polifonia jonë.
Polifonia popullore. Polifonia e Jugut.

POLIFONIK
1. Që këndohet me shumë zëra. Këngë polifonike.
Melodi (muzikë) polifonike.
2. Që përbëhet nga disa këngëtarë popullore, të cilët
këndojnë së bashku.

POLKË
Valle me ritëm të gjallë e të shpejtë, që kërcehet me
masën prej dy kohësh dhe muzika për këtë valle; pjesë
e vogël muzikore që ka ritmin e kësaj valleje.

POTPURI
Varg këngësh a vallesh, zakonisht popullore, me melodi
të ndryshme, që këndohen ose luhen njëra pas tjetrës;
melodi me motive të ndryshme. Potpuri myzeqare.
Potpuri e melodive të Shqipërisë së Mesme. Potpuri
vallesh popullore. Potpuri motivesh dibrane.

PREKËL
Tast.

PRELUD
Pjesa hyrëse në një vepër muzikore; pjesë e
vogël muzikore, që qëndron më vete. Preludi i
Simfonisë. Prelud për piano.

PUSHIM
Pauzë. Pushim i plotë. Pushim katërsh.

Fjalori i Muzikës

Comments
All comments.
Comments