Fjalori i Muzikës
E
EKZEKUTOJ
Luaj a interpretoj një vepër muzikore. Ekzekutoj një këngë
(një valle). Ekzekutoj me violinë. Ekzekutoj në piano.
ELEGJI
Poezi lirike a pjesë muzikore me përmbajtje të trishtuar,
të përvajshme e plot dhembje shpirtërore. Elegji
politike. Elegjitë e Çajupit (e Nolit).
F
FA
Nota e katërt e shkallës muzikore; shenja për këtë notë.
Çelësi i fasë.
FAGOT
Vegël frymore prej druri, me një gyp të gjatë, të
zgjeruar pak nga fundi e me shumë çelësa, që nxjerr
një zë të ulët. I bie fagotit.
FALS
Që nuk përputhet me tonin, që e prish
melodinë. Nota false. Tingëllim fals.
FANFARË
1. Orkestër e përbërë vetëm prej veglash frymore;
tërësia e muzikantëve të kësaj orkestre; bandë.
Fanfara e brigadës. Tingujt e fanfarës.
2. Vegël muzikore frymore prej tunxhi në trajtën e një
borie të zgjatur.
I bie fanfarës.
3. Melodi e gjallë dhe ritmike, që luhet nga një orkestër
frymore; pjesë muzikore e luajtur nga një bandë, që
shërben si shenjë për fillimin e një ceremonie solemne.
FIGURË
Grup notash ose pjesësh ritmike, që zakonisht
përsëriten; elementi ritmik e melodik në një vepër
muzikore. Figurë muzikore (ritmike, melodike).
FLAUT
Vegël frymore në trajtën e një fyelli e me
katërmbëdhjetë vrima. Melodi për flaut.
I bie flautit.
FRAZË
Pjesë e shkurtër e një vepre muzikore, që
përbën një tërësi me vete ose shpreh një mendim të
plotë muzikor. Frazë muzikore (melodike).
FUSHË
Hapësira midis dy vijave të pentagramit. Fushat
e pentagramit.
Fjalori i Muzikës