Fjalori i Muzikës

Fjalori i Muzikës

O

OKTAVË
Vargu i tetë notave, që vijnë njëra pas tjetrës
në shkallën muzikore; vija muzikore nga nota më e ulët
deri te nota më e lartë me të njëjtin emër. Një oktavë
më lart (më poshtë). E kalon oktavën.

OKTET
1. Vepër a pjesë muzikore, që luhet me tetë vegla ose
që këndohet me tetë zëra.
2. Grup i përbërë prej tetë këngëtarësh ose
instrumentistësh, të cilët këndojnë një këngë ose luajnë
një pjesë muzikore. Okteti i vajzave. Okteti i estradës (i
vatrës së kulturës, i korit të operës).

OPERETË
Vepër muzikore me përmbajtje gazmore, që luhet në
skenë ku aktorët këndojnë, kërcejnë dhe herë-herë i
recitojnë pjesët e tyre; shfaqja e kësaj vepre në skenën
e një teatri. Regjisor operete. Panë një operetë.

OPERË
Vepër muzikore dramatike, që luhet në skenë me
orkestër e me këngëtarë, e ndërthurur edhe me pjesë
baleti; shfaqja e kësaj vepre në skenën e një teatri;
teatri ku jepen shfaqje të tilla. Operë gazmore

ORGANO
Vegël muzikore me ajër, e cila ka tastiera si pianoja, që
shtypen me dorë e me këmbë. Tingujt e organos. I
binte organos. E shoqëronte me organo.

ORKESTËR
Tërësia e veglave, që përdoren kur luhet një pjesë a
një vepër muzikore; muzikantët që luajnë së bashku një
pjesë a një vepër muzikore, duke u rënë veglave të
ndryshme. Orkestër frymore. Orkestër simfonike.
Orkestra e harqeve. Orkestra e filarmonisë (e
estradës, e teatrit të operës). Vendi i orkestrës.
Drejtuesi (dirigjenti) i orkestrës. Koncert për violinë
dhe orkestër.

ORKESTRAL
Që ka të bëjë me orkestrën, që i përket orkestrës, i
orkestrës; që është për orkestër. Grup orkestral.
Drejtimi (shoqërimi) orkestral. Muzikë orkestrale.
Vepër (pjesë) orkestrale.

Fjalori i Muzikës

Comments
All comments.
Comments