Fjalori i Muzikës
XH
XHAZ
1. Lloj orkestre e përzier, që ka kryesisht vegla frymore
e me goditje dhe që luan pjesë të lehta. Orkestër xhazi.
2. Daulle me disa tambure, të cilave u bien me shkopinj.
I bie xhazit.
Z
ZAMARE
Vegël e vogël frymore, me dy tyta paralele e me gjuhëz,
që bëhet zakonisht prej kashtës së grurit, të thekrës,
prej kallami etj.; fyell. Melodi me zamare. Grupi i
zamareve. I bie zamares. Dëgjohen zamaret.
ZBRITËS
Shkallë zbritëse
ZË
Tingull a tërësi tingujsh që prodhohen në grykën e
njeriut nga dridhja e disa tejzave gjatë kalimit të rrymës
së ajrit nëpër to; të folur me anë të këtyre tingujve të
nyjëtuar. Zë i lartë (i ulët, i dobët, i qartë). Zë i hollë (i
trashë). Zë burrëror (fëminor). Zë i ngjirur. Zë i ëmbël
Zë i bardhë, zëri i fëmijëve ose i grave, të
cilit i mungojnë ngjyrat e timbrit.
ZGJATIM
Gjatësia e një tingulli. Ruan zgjatimin.
ZILE
Çapare, tingëza. Vallja e zileve. U bie zileve.
ZURNA
Vegël muzikore me frymë, si fyelli, që zgjerohet nga
fundi dhe që ka një pipëz të dyfishtë prej kallami e
zakonisht tetë vrima; cyle, surle. I bie zurnasë.
Fjalor Muzikor