Fjalori i Muzikës
H
HARK
Shkop druri, me qime kali ose me fije sintetike
të tërhequra fort nga njëri skaj në tjetrin, që përdoret
për t’u rënë veglave me tela; vegël me tela, së cilës i
bien me një mjet të tillë. Harku i violinës (i violonçelit, i
lahutës). Orkestra e harqeve. Melodi harqesh. Pjesë
(koncert) me harqe.
HARMONI
1. Grup tingujsh a zërash të njëkohshëm, që venë
njëri me tjetrin dhe na pëlqejnë kur i dëgjojmë;
bashkëtingëllim i këndshëm zërash a tingujsh.
Harmonia e tingujve (e zërave). Harmoni veglash
muzikore.
2. Pjesë e teorisë së muzikës, që studion akordet
e zërave dhe të tingujve të veglave muzikore; tërësia e
parimeve të këtyre akordeve. Ligjet e harmonisë.
Studion për harmoni.
HARMONIK
Që është ndërtuar sipas parimeve dhe
rregullave të harmonisë (si pjesë e teorisë së muzikës).
Shkallë harmonike. Ndërtim harmonik. Tingëllim
harmonik.
HARMONISHËM
Që tingëllon bukur, që jep tingëllim të këndshëm (për tinguj
e zëra të njëkohshëm). Zëra të harmonishëm. Tinguj të harmonishëm.
HEROIK
Që bën fjalë për trimëritë e guximin e heronjve, që u këndon
bëmave të tyre. Eposi heroik. Poemë heroike. Simfoni (sonatë,
dramë muzikore) heroike.
Fjalori i Muzikës