Fjalori i Muzikës

Fjalori i Muzikës

S

SAKSOFON
Vegël fryme prej tunxhi në trajtën e një gypi të lakuar
që vjen duke u zgjeruar në grykë, me çelësa dhe me
një kallam si të klarinetës në pipth. Pjesë për saksofon.
Zëri i saksofonit. I bie saksofonit. Luan në saksofon.

SEKONDË
Largësia prej dy shkallësh në vargun e notave.
Nga do-ja tek re-ja kemi një sekondë.

SERENADË
Pjesë muzikore e shkurtër për zëra ose për
vegla. Serenada e Shubertit.

SI
Nota e shtatë e shkallës muzikore; shenja për këtë
notë. Tingulli (nota) «si». Marr një «si». Teli i sisë.

SIMFONI
Vepër e madhe muzikore për orkestër, e
përbërë prej katër pjesësh që quhen kohë. Simfonia e
parë shqiptare. Koha e parë (e dytë) e simfonisë.

SKERCO
Pjesë e shkurtër muzikore për vegla, me ritëm të
shpejtë dhe të gjallë; kohë e një pjese të madhe
muzikore, që ka ritëm të shpejtë. Skerco simfonike (e
simfonisë, e sonatës). Luajti një skerco.

SOL
Nota e pestë e shkallës muzikore që fillon me «do»;
shenja për këtë notë. Nota sol. Çelësi i solit.

SOLFEZH
1. Ushtrime muzikore, që bëhen duke i emëruar notat e
duke i kënduar sipas tingullit të shënuar për të stërvitur
veshin. Mëson solfezhin.
2. Lëndë mësimore në një shkollë, që jep njohuritë
fillestare për muzikën e në veçanti për notat.

SOLO
Pjesë muzikore që këndohet me zë a luhet në një
vegël nga një njeri i vetëm ose pjesë valleje që
kërcehet nga një kërcimtar me shoqërim ose pa
shoqërim nga artistët e tjerë. Solo baleti. Solo në
piano. Solo për violinë. Këndon një solo nga opera.

SONATË
Vepër muzikore për një ose dy vegla, e përbërë prej tri
ose katër pjesësh me kohë të ndryshme dhe me një
ndërtim të posaçëm të temave. Sonatë për piano.
Sonatë për violinë e piano.

SOPRANO
Zëri më i lartë i grave në të kënduar; këngëtare që ka
këtë zë. Soprano lirike (dramatike). Soprano e operës.
Zë sopranoje.

SUITË
jesë muzikore ose valle të ndryshme të
lidhura së bashku si një vepër nga përmbajtja dhe nga
format e afërta. Suitë vallesh. Suitë baleti. Suitë në tri
kohë.

Fjalori i Muzikës

Comments
All comments.
Comments