Fjalori i Muzikës

Fjalori i Muzikës

L

LA
Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë
notë. Nota la.

LAHUTË
Vegël muzikore e përbërë nga një kasë vezake druri, e
mbuluar përsipër me lëkurë e me bisht të gjatë, që ka
vetëm një fill të komtë ose vetëm një tel dhe që i bien
me hark të përkulur për të përcjellë këngët. Lahuta
shqiptare. Lahuta e malësorit. Lahuta bridashe.

LAJTMOTIV
Motivi kryesor që përsëritet herë pas here në
një vepër muzikore të madhe kur nis një akt, kur
përshkruhet një dukuri e caktuar, kur del në skenë po
ai veprues etj. dhe që e përshkon gjithë veprën duke
lidhur pjesët e saj; tema kryesore. Lajtmotivi i operës (i
simfonisë).

LIRIK
Që tingëllon ëmbël (për zërin e një këngëtari);
që ka ëmbëlsi, që këndon me ndjenjë (për një
këngëtar). Muzikë (këngë) lirike. Artist (këngëtar) lirik

Fjalori i Muzikës

Comments
All comments.
Comments