Fjalori i pasthirrmave

Fjalori i pasthirrmave

IKI
Ashtu, vërtet, jo more! Ikë more! Ikë, se tallesh!

ISH
Përdoret për të trembur pulat.

JAKË
Eja, hajde. Jakë ndër mend! Jakëni këtu!

JAZËK
Turp! faqja e zezë! Jazëk qoftë!

KUKU
Përdoret kur shprehim dhembje a hidhërim në rast të një
fatkeqësie të madhe që ndodh papritur ose kur shprehim habinë
për diçka të rëndë e të papritur. Kuku, ç’e gjeti! Kuku për mua!
Kuku, moj nënë! Kuku, ç’paska ndodhur! Kuku, ç’më dëgjuan
veshët!

Fjalori i pasthirrmave

Comments
All comments.
Comments