Fjalori i pasthirrmave
MARSH
1. Përdoret si komandë zbatuese për fillimin e ecjes së
ushtarëve ose të trupave. Para marsh!
2. Përdoret si urdhër i prerë e i rreptë për dikë që të niset
a të largohet menjëherë. Hajt, nisu, marsh!
MASHALLA
Thuhet kur shprehim admirim e kënaqësi për një fëmijë të
shëndoshë ose në përgjithësi për dikë a për diçka të bukur, të
mirë e të fortë dhe duam që të mos merret mësysh (sipas
besëtytnive). Mashalla, çfarë djali (çfarë vajze)! Mashalla, sa e
bukur! Mashalla, sa qenkan rritur! Mashalla, sa shumë kokrra
paska bërë molla! Nuk tha as «mashalla».
MEDET
Përdoret kur shprehim dëshpërim, dhembje, keqardhje, frikë etj.;
mjerë. Medet për të! Medet, sa keq! Medet ç`na gjeti! Ah medet! Hej,
medet! Vaj medet!
MËNO
Përdoret për të ndjellë bletën që ka ikur.
MIRË
Përdoret kur miratojmë një veprim, një kërkesë, një
lutje etj. Mirë, le të vijë. Mirë, pranoj! Po deshe të vish, mirë, po
nuk deshe, mos eja! Mirë, thuaje! Mirë, ik!
MIRËDITA
Përdoret për të përshëndetur dikë kur takohemi me të gjatë ditës.
Mirëdita, shokë (shoqe)! Mirëdita, nënë!
MIRËMBRËMA
Përdoret për të përshëndetur dikë kur takohemi me të në
mbrëmje. Mirëmbrëma, shoqe (shokë)! Mirëmbrëma, baba!
MIRËMËNGJESI
Përdoret për të përshëndetur dikë kur takohemi me të në
mëngjes. Mirëmëngjesi, shokë! Mirëmëngjesi fëmijë!
MIRUPAFSHIM
Përdoret për të përshëndetur dikë kur ndahemi prej tij për një
kohë jo të gjatë. Mirupafshim, fëmijë! Mirupafshim, shokë të
dashur! Mirupafshim nesër! Mirupafshim në Tiranë! Ika,
mirupafshim! Natën e mirë e mirupafshim! Udhë e mbarë e
mirupafshim!
MIRUPJEKSHIM
Mirupafshim. Mirupjekshim, shokë! Mirupjekshim së shpejti!
MOJ
Përdoret kur i thërresim ose kur i drejtohemi një gruaje a një
vajze. Ik (shko), moj! Moj, hajdeni këtu! Lëvizni, moj! Fol, moj!
Sille, moj, këtu! Ç’thua, moj?! Moj, po ti s`dëgjoke!
MORE
Përdoret kur i thërresim ose kur i drejtohemi një burri a një
djali. Ik (largohu) more! More, lëvizi duart! Hajde shpejt, more!
Rrini urtë, more! Ç`thua more, vërtet? More, po s`merr vesh ti?
Ku po shkoni, more?!
Fjalori i pasthirrmave