Fjalori i pasthirrmave

Fjalori i pasthirrmave
c


CIU
Përdoret për të shënuar zërin e zogjve të vegjël ose zëra të tjerë
të hollë. Zogu bën ciu-ciu.

DALE
Prit(ni) pak!, qëndro(ni) pak!; mos u ngut(ni)! (përdoret kur i
drejtohemi dikujt, zakonisht në formë lutjeje a urdhri, për t’i
kërkuar që të ndalet, të qëndrojë, të presë pak ose për ta
këshilluar që të ketë durim, të mos ngutet). Dale, se harrova.
Daleni, more, ku po shkoni? Dale, mos u ngut! Dale, pa e sheh
me vonë!

DE
1. Përdoret për të nxitur kalin, pelën, kaun etj. që të ecë. De,
kuqo, de!
De, kazil, de!
2. Përdoret e përsëritur për të përforcuar shprehjen e një habie,
të një kënaqësie, të një hidhërimi etj. De, more, de! De, more hall, de!

DRE
Përdoret për të shprehur habi a çudi; bre. Dre, dre, sa qenke rritur!

Fjalori i pasthirrmave

Comments
All comments.
Comments