Fjalori i pasthirrmave

Fjalori i pasthirrmave

U
1. Përdoret për të shprehur habi, kur ndodhemi përpara një të
papriture ose para diçkaje jo të zakonshme; ua. U, sa më
gëzove! U, sa mirë! U, nga erdhi ky? U, si qenka bërë! U, more djalë!
2. Përdoret kur kujtohemi papritur për diçka; ah. U, po! U, dale
se harrova! U, prit, se do të të jap diçka!
3. Përdoret kur shprehim dhembje ose pakënaqësi për diçka të
papëlqyeshme; uh. U, sa më dhemb! U, të shkretën! U, ta kisha
ditur më parë! U, ç’më gjeti!

UA
Përdoret kur habitemi shumë për diçka jo të zakonshme ose të
papritur. Ua, sa bukur! Ua, sa i mirë! Ua, ç’më the! Ua, si qenka
bërë! Ua, edhe ti!

UBUBU
1. Përdoret kur shprehim shqetësim a frikë përpara një të keqeje
ose kur shprehim një dhembje. Ububu, ai i mjeri! Ububu, ç’e
gjeti! Ububu, sa më dhemb!
2. Shprehje shqetësimi a frike, duke bërë «ububu».
Lëri ububutë! Nuk ndreqet puna me ububu. Nuk shkohet jeta
me ahe e me ububu.
S’e kam me ububu është diçka që nuk më shqetëson thellë,
edhe po të mos bëhet nuk prish shumë punë.

UH
1. Përdoret kur shprehim dhembje, lodhje, pakënaqësi a mërzi
për diçka të papëlqyeshme. Uh, sa më dhemb! Uh, ç’u këputa!
Uh, ç’më gjeti! Uh, ç’më mërziti! Uh, të shkretën! Uh, se plasa!
2. përd. em. Britma që del, kur shprehim dhembje, lodhje ose
pakënaqësi për diçka të papëlqyeshme. I doli një «uh». Lëri
uhet!

URDHËRO
1. Përdoret kur i përgjigjemi me mirësjellje e me nderim dikujt që
na thërret ose që na kërkon diçka; përdoret kur kërkojmë, që të
na përsëritet diçka, të cilën nuk e kemi dëgjuar mirë.
2. Përdoret kur i drejtohemi dikujt me mirësjellje e me nderim për
ta ftuar të bëjë diçka ose të marrë diçka. Urdhëro ulu! Urdhëro
fol! Urdhëro librin (të hollat). Urdhëroni një kafe.

URRA
1. Përdoret si thirrje luftarake kur hidhemi në sulm. Thirrën
«urra». Urra, përpara. Urra, mbi ta!
2. Përdoret si thirrje përshëndetjeje, miratimi ose gëzimi.

USH
Përdoret për të nxitur gomarin që të ecë ose kur duam që ai të
ndërroj drejtimin.

Fjalori i pasthirrmave

Comments
All comments.
Comments