BRE
1. Përdoret kur i drejtohemi dikujt, kur thërresim dikë, me kuptimin
«ore». Folni, bre shokë! Mos u nxitoni, bre burra! I the, bre,
kush jam?
2. Përdoret për të përforcuar shprehjen e një habie, të një çudie,
të një kënaqësie etj. Bre, sa shumë paska! Bre, po ç`është kjo?!
Bre, bre, sa më çuditi!
BU.
Përdoret kur shprehim çudi a shqetësim ose kundërshtim për diçka të
papritur a të papranueshme; bah; bubu. Bu, tashti natën!
BUBU
Përdoret kur shprehim pikëllimin a një brengë, një shqetësim të
madh ose keqardhjen e thellë për dikë a për diçka që na vjen e
papritur; bobo. Bubu, mor kurbet i zi!
BUJRËM
Urdhëro!, urdhëroni! (kur ftojmë dikë të hyjë në shtëpi, të ulet për
të ngrënë etj.).
BUKURI
Mrekulli, shumë mirë.
Fjalori i pasthirrmave