Fjalori i pasthirrmave
FALEMINDERIT
Përdoret kur i shprehim dikujt mirënjohjen a falënderimet për një
të mirë që na ka bërë, për një fjalë të mirë që thotë, për një urim
etj. Ju faleminderit. I themi faleminderit. Ia dimë për faleminderit
dikujt i jemi mirënjohës.
FALËMESHËNDET
Përdoret për të përshëndetur nëpërmjet një tjetri dikë që ndodhet
larg, me kuptimin «të fala e shëndet të mirë!» Falëmeshëndet
babait (shokëve)!
FORCË
Përdoret për të nxitur dikë në një punë, a në një
veprim. Forca, shokë, se edhe pak na mbeti!
Fjalori i pasthirrmave