Fjalori i pasthirrmave

Fjalori i pasthirrmave

LAMTUMIRË
Përdoret si përshëndetje kur largohemi në një vend tjetër ose kur
ndahemi nga një njeri i dashur për një kohë të gjatë a përgjithnjë.
Lamtumirë e mirë mbeçi! Lamtumirë e udhë e mbarë!

LAVDI
Përdoret si thirrje për të shprehur mirënjohje e
nderim të thellë dhe urime të zjarrta. Lavdi popullit tonë heroik!
Lavdi të përjetshme dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare!

LEPE
Urdhëro. – Lepe, si the?

LUMTË
Përdoret kur i shprehim dikujt pëlqimin, miratimin e përgëzimin
për diçka ose kur shprehim admirim a një lëvdatë për dikë. Të
lumtë dora! Të lumtë goja! I lumtë pushka! Të lumshin krahët!
Ju lumshin këmbët! Të lumtë, o djalë! Ju lumtë, sa mirë e keni
bërë!

Fjalori i pasthirrmave

Comments
All comments.
Comments